23-02-2025

Malishevë

Begaj: 15 rastet e reja me koronavirus janë familjar mes vete

Krytari i Malishevës, Ragip Begaj, ka përsëritur apelin që qytetarët të kenë kujdes. Begaj për Klan Kosovën ka treguar se të gjithë rastet e reja janë familjarë mes vete. “Të gjithë rastet e reja janë familjarë, 15 tani dhe 5 të tjerë janë familjarë mes vete”. Po ashtu Begaj deklaroi se do marrë vendim për […]

Nga nesër do të mbyllen të gjitha dyqanet – edhe barnatoret në Malishevë, përveç atyre ushqimore

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se janë të shqetësuar pas konfirmimit edhe të 17 rasteve të reja me Koronavirus në këtë komunë. “Kërkojmë që qytetarët të izolohen këto ditë. Ky është apeli im ndaj qytetarëve të Malishevës. Bukë e krip për 2-3 javë që ta ruajmë jetën tonë. Nuk kemi frikë […]

Sveçla e Rexhepi vizitojnë Malishevën, ka mungesë të furnizimeve

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, sot i ka pritur në takim pune, ushtruesin e detyrës së Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla dhe ministren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi, të cilët i ka njoftuar me situatën me COVID-19 në Malishevë. “Në Malishevë, aktualisht janë 44 […]

Dy të infektuar nga Malisheva me koronavirus

Edhe pesë raste të reja janë konfirmuar së fundi nga IKSHPK si të prekur me COVID-19. Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Banjë-Malishevë, një me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe një i karantinuar.   Kësisoj numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin […]

Plane për shpronësim në zonën ekonomike në Malishevë, me çmim 7 mijë për qind më shtrenjtë se ishte blerë

Shpronësimet për zonën ekonomike të Malishevës u kanë kushtuar me hetim disa zyrtarëve të ish-qeverisjes së Ramush Haradinajt. KOHA ka mësuar nga burime brenda Prokurorisë Speciale se tashmë kanë nisur hetime për këtë rast dhe se janë intervistuar disa zyrtarë.Njëri nga ta është ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e NISMAS, Bajram Hasani. Ai […]

Edhe 12 raste të reja të infektuar me COVID-19, 5 sosh nga Malisheva

Instituti Publik i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot nga 69 mostrat e marra për testim 12 prej tyre kanë rezultuar pozitive, raporton lajmi.net. Rastet pozitive janë raste kontakti, 5 prej të cilëve janë me vendbanim në Malishevë. 3 me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në […]

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka ndarë 150 mijë euro për menaxhimin e situatës me COVID-19

Kuvendi i Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryesuesi Rrahim Morina, në marrëveshje me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe shefat e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës, e ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, për ndarjen e mjeteve për menaxhimin e situatës me COVID-19, dhe ka ndarë një shumë prej […]

4 raste të reja me koronavirus në Malishevë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se edhe tetë persona kanë dalur si pozitivë me virusin korona pas analizave të kryera. Kjo u bë e ditur përmes një komunikate të nisur për media. “Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) […]

Begaj: Malisheva më e prekura nga koronavirusi, na duhet më shumë ndihmë

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, tha se shpreson që të mos përkeqësohet gjendja nga koronavirusi në komunën e tij. Duke qenë se Malisheva është një komunë e vogël një luftë kaq të ashpër nuk do të mund ta përballonte, prandaj Begaj bëri thirrje për ndihmë nga niveli qendror, njofton Klan Kosova. “Furnizimet janë keq. Ministria […]

Dy të arrestuar në Malishevë për mosrespektim të masave

Edhe në Komunën e Malishevës raportohet për arrestime në rastet, kur pronarë lokalesh nuk respektojnë masën e caktuar si preventivë kundër Koronavirusit nga Qeveria e Kosovës, raporton “GazetaePrizrenit.net”. Në raportin 24-orësh të policisë, njoftohet për dy raste të tilla njëri në fatin Senik e tjetri në Panorc. “Janë arrestuar të dyshuar që janë hasur duke […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.