24-03-2026

Rajonale

“Bodrumi i Vjetër” dhuron dezinfektues për disa institucione në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka pranuar sot 1.600 copë dezinfektues për duar, si donacion nga Kompania “Bodrumi i Vjetër”, të cilët do t’u shërbejnë për parandalimin e COVID-19 të gjithë punonjësve të Komunës së Rahovecit, të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Stacionit Policor në Rahovec. Bëhet e ditur se produkti i dhuruar është konfirmuar për […]

Komuna e Rahovecit liron bizneset nga pagesa e qirasë deri në muajin maj

Pas situatës së krijuar së fundmi nga pandemia e shfaqur COVID-19, sot Kuvendi Komunal Rahovec, me qëllim të krijimit të lehtësirave për bizneset e komunës sonë ka marrë këtë VENDIM: Të gjitha bizneset që operojnë në komunën e Rahovecit, e që gjithsej janë 31, të cilët kanë kontratë për shfrytëzimin e objekteve komunale, lirohen nga […]

Edhe 12 raste të reja të infektuar me COVID-19, 5 sosh nga Malisheva

Instituti Publik i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot nga 69 mostrat e marra për testim 12 prej tyre kanë rezultuar pozitive, raporton lajmi.net. Rastet pozitive janë raste kontakti, 5 prej të cilëve janë me vendbanim në Malishevë. 3 me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në […]

Barnatoret që do të qëndrojnë të hapura, sonte pas orës 17:00 në rajonin e Prizrenit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e barnatoreve të cilat do të qëndrojnë të hapura sonte pas orës 17:00, nga ku edhe kufizohet lëvizja për qytetarët me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës. Në rajonin e Prizrenit:

Suharekë: Një arrestim dhe një rast i dhunës në familje

Gjatë vikendit, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Komunën e Suharekës, pasi që i njëjti ka hapur lokalin e tij në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për mbyllje të lokaleve si masë parandaluese për përhapje të virusit Covid-19. Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka bërë të ditur zyrtari për informim […]

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka ndarë 150 mijë euro për menaxhimin e situatës me COVID-19

Kuvendi i Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryesuesi Rrahim Morina, në marrëveshje me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe shefat e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës, e ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, për ndarjen e mjeteve për menaxhimin e situatës me COVID-19, dhe ka ndarë një shumë prej […]

Bujqit e Mamushës thonë se si pasojë e masave ndaj koronavirusit nuk po mund t’i shesin të mbjellat

Bujku Salejdin Mazreku nga Mamusha ka rreth 1 mijë e 400 fidanë të perimeve të mbjella. Por shkaku i prekjes së vendit nga pandemia e koronavirusit dhe vendimit të Qeverisë për mbylljen e tregjeve, Mazrekut i kanë mbetur fidanët pa i shitur, raporton KOHA. Thotë se kjo i ka shkaktuar atij dëme të mëdha financiare. […]

Ndryshon moti, ja si parashihet të nisë prilli

Instituti Meteorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm. Dita e parë e prillit parashihet të shoqërohet me reshje shiu dhe bore. Sipas IHMK’së, kjo situatë meteorologjike me masa të ashpra nga veriu, do të ndikoj në uljen e temperaturave minimale duke bërë që në […]

Në Suharekë kafen e shërbejnë me dron

Në këto ditë izolimi në gjithë botën, edhe në Kosovë, kur të gjithë qytetarët për shkak të masave të Qeverisë së Kosovës janë të detyruar të rrinë në shtëpi për shkak të mospërhapjes së pandemisë COVID, disa qytetarë nga Suhareka kanë gjetur një mënyrë kreative për të shërbyer kafe. Ata kafen e shërbejnë me dron. […]

Në Retijë të Rahovecit përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot gjatë ditës ka bërë homazhe dhe nderime në fshatin Retijë me bashkëpunëtorë si dhe përfaqësues të OVL-së, duke nderuar dhe përkujtuar dëshmorët dhe martirët e lirisë. Latifi ka thënë se Serbia fashiste, edhe në këtë rast, ka përdorë taktikat e njohura historikisht ndaj shqiptarëve-duke vrarë, masakruar e […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.