24-04-2024

Suharekë: Një arrestim dhe një rast i dhunës në familje

Gjatë vikendit, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Komunën e Suharekës, pasi që i njëjti ka hapur lokalin e tij në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për mbyllje të lokaleve si masë parandaluese për përhapje të virusit Covid-19.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka bërë të ditur zyrtari për informim në stacionin policor të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai ka bërë të ditur se arrestimi ka ndodhur të shtunën në në rrugën “Brigrada 123” në Suharekë dhe se pas intervisitmit, me urdhër të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Në po të njëjtën ditë, sipas Osmanollajt, ka ndodhur edhe një dhunë në familje në fshatin Peqan të Komunës së Suharekës, ku i dyshuari pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten të njëjtën e ka sulmuar fizikisht

Osmanollaj ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.