26-04-2024

A mundet gripi që kaluam në nëntor dhe dhjetor të kishte qenë COVID19?

Ndërkohë që bota po përballet me koronavirusin, COVID-19, i cili tashmë është një pandemi globale dhe po merr mijëra jetë në ditë, ekspertët e shëndetit po ngrenë disa dilema.Në rrjetet sociale, kryesisht në Amerikë po ngrihet pyetja nëse gripi që kaluan njerëzit në muajt nëntor-dhjetor mund të ketë qënë koronavirusi i ri? Të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe të të afërmëve, shumë përdorues kanë deklaruar se kanë shumë të ngjarë t’a kenë kaluar këtë virus, bazuar në simptomat e paraqitura.

Donna Lee Collier, një zonjë në SHBA shkruajti në Facebook: Kush u sëmur në nëntor ose në dhjetor dhe “gripi” i zgjati 10 deri në 14 ditë, me kollë të rëndë që nuk largohej? Mjekët thanë se nuk ishte grip, por e quajtën infeksion të rëndë të frymëmarrjes. Zona jonë ka pasur një sezon “gripi sezonal” shumë agresiv, por të gjithë miqtë e mi kanë dalë negativ për testin e gripit.

Ky postim mori qindra komente të cilat deklaronin të njëjtën gjë, duke bërë të dyshojnë se koronavirusi ka qarkulluar në Amerikë, që në muajt nëntor ose dhjetor.

A mund të këtë ardhur COVID-19 në SHBA para janarit, ku dhe u kapën rastet e para? Ekspertët thonë se është e besueshme që koronavirusi erdhi në SHBA nga Kina para janarit, por sipas tyre duhen ende prova shkencore për ta vërtetuar këtë.

Asnjë koment

Comments are closed.