28-02-2026

Rajonale

Policia jep disa hollësi rreth vdekjes gjatë kalërimit të djaloshit nga Opoja

Policia sot ka dhënë disa hollësi lidhur me vdekjen tragjike të djaloshit nga fshati Bresanë, por që vdiq tragjikisht gjatë kalërimit në Buzez të Opojës së Dragashit, dje rreth orës 16:20, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sipas raportit viktima derisa kishte qenë duke e stërvitur një kali ishte rrëzuar duke pësuar lëndime trupore. “Viktima ishte sjellë pa shenja jete […]

Arrestohet pasi kanos babën në Suharekë 

Në Suharekë është arrestuar një person për shkak se kishte kanosur babën  e tij. Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit mbrëmë është dërguar në mbajtje. Në raport nuk jepen hollësi të tjera se për çfarë motive kishte ndodhur kanosja./GazetaePrizrenit.net

Malishevë: Familja 10 anëtarëshe mbetet pa shtëpinë që u dogj tërësisht

Një shtëpi në fshatin Kërvasari të Komunës së Malishevës, është djegur tërësisht dhe dhjetë anëtar të kësaj familje kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Kështu bëhet e ditur në njoftimin nga Komuna e Malishevës, ku thuhet se këtë familje, sot në orët e para të mëngjesit, e ka vizituar edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, […]

Suharekë: Kthehet në rivlerësim prokurimi për impiantin e mbeturinave ricikluese

Anulimi i aktivitetit të prokurimit për projektim dhe ndërtim të impiantit të mbeturinave ricikluese nga Komuna e Suharekës është bërë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, shkruan sot “Koha Ditore”. këtë arsye, Organi Shqyrtues i Prokurimit këtë lëndë e ka kthyer në rivlerësim. Vendimin lidhur me këtë çështje, Gjykata e Tenderëve e ka marrë […]

Policia jep detaje për 27-vjeçarin e vdekur në Opojë

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi, ka treguar për Gazetën Express se një 27-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në fshatin Buzez, në rrethinë të Opojes. Policia vdekjen e ka cilësuar si aksidentale. “Aksidentalisht ka humbur jetën një i ri 27-vjeçar deri sa ka qenë duke u trajnuar me një kalë nga plagët […]

Kanoset një pylltar në Suharekë

Një pylltar është kanosur nga dy prerës ilegal të pyllit në malet e Suharekës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. “Viktima mashkull K-Shqiptar roje e pyllit, dje ka njoftuar se është kanosur verbalisht nga dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. Sipas viktimës kanosja ka ndodhur kur viktima po tentonte ta fotografonte njërin prej […]

Në Suharekë po nënshkruhet peticion për shfuqizimin e Ligjit për lojërat e fatit

Autoritetet komunale të Suharekës, të enjten, kanë iniciuar peticionin, me anë të të cilit synohet shfuqizimi i Ligjit për lojërat e fatit, shkruan sot “Koha Ditore”. Krahas angazhimit për mbledhjen e nënshkrimeve, ata u kanë bërë thirrje edhe komunave të tjera që ta përkrahin këtë nismë, me qëllim të fuqizimit të kërkesës për t’i bindur […]

Parashikimi i motit për nesër

Në rajonin e Prizrenit, sikurse edhe në pjesën tjetër te vendit të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 13-16 gr. Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, por në pjesën perëndimore […]

Gjykimi ndaj ish-kryetarit të Suharekës dhe të tjerëve, dëshmitari thotë se ishin lëshuar raporte për kompaninë që s’kishte transportuar nxënës

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, në seancën e së enjtes, kanë dhënë dëshminë e tyre Refki dhe Avni Bytyçi, në rastin ku i akuzuar për keqpërdorim detyre, është ish-kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj. Refki Bytyqi, ka dëshmuar në cilësinë e menaxherit të kompanisë “Shqiproni Tours”, kurse Avni Bytyçi, dëshminë e tij e ka […]

Arrestim për armëmbajtje ilegale në Lipovec të Hasit

Në fshatin Lipovec të Hasit është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë, me urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar-bastisur shtëpia e tij, me ç’rast i është gjetur dhe i është konfiskuar një pistoletë me gaz, 50 fishekë me gaz, 85 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 100 fishekë të kalibrit […]