18-05-2024

Sot diell, por nga nesër ndryshim i motit

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit sot parashihet të mbajë mot me diell, ndërsa në fillim të javës së ardhshme ftohtë, mundësi për shi, e në vise malore borë.

Temperaturat do të shënojnë rritje graduale, me minimale që do të luhaten nga 2 deri në 5 C, e maksimale nga 17- 20.

Të hënën do të jetë kryesisht vranët, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, e në vise malore edhe reshje bore.

Të martën (26.03) temperaturat do të jenë të ulëta dhe pjesërisht vranët.

Në fillim të javës së ardhme temperaturat minimale pritet të pësojnë rënie deri në 0 gradë C, e maksimalet deri në 9 C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 2-6m/s. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.