14-05-2025

Rajonale

Hoxhaj: I tronditur nga vdekja tragjike e të riut në Suharekë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për vdekjen e të riut nga Suhareka, Krenar Jemini në vendin e punës. Në postimin e tij, Hoxhaj i shprehu ngushëllime familjes dhe tha se Krenari ka qenë djalë shembullor dhe aktivist i përkushtuar i PDK-së. Tutje, ai tha se Qeveria e Kosovës […]

Malishevë: I akuzuari për kanosje kërkon që lënda të shkojë në ndërmjetësim

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ka mbajtur seancën fillestare në të cilën i akuzuari për veprën penale “kanosje”, Kushtrim Gashi ka kërkuar që lënda të dërgohet në procedurën e  ndërmjetësimit. Para fillimit të seancës, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Agron Kryeziu i ka propozuar gjykatës që seanca e së hënës të shtyhet për […]

Ja shpenzimet që do t’i mbulojë kompania e derivateve ku humbi jetën 22 vjeçari nga Suhareka

Krenar Jemeni i cili vdiq dje në vendin e tij të punës u varros sot. Ai gjeti vdekjen në pompën e derivative “Lab Oil”, derisa ishte duke kryer punën e tij në fabrikë dhe ka shkarë në shiritin transportues ku edhe mori lëndime vdekjeprurëse. Drejtori i kompanisë, Bislim Muça pohoi për Ballkani.info se shpenzimet e […]

Malisheva kërkon repelimin e kafshëve

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, e cila është mbajtur sot, ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë, që të kryej repelimin kafshëve, si masë parandaluese ndaj virusit të Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), pasi vitin e kaluar ka dështuar në kryerjen e këtij obligimi. Po ashtu, […]

Rahovec: Dënohet me burgim me kusht dhe gjobë pasi gjuajti me armë në një aheng familjar

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, e ka dënuar me një vit burgim me kusht të akuzuarin për veprat penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, Sh. Krasniqi. Ai është dënuar edhe me 500 euro gjobë, ndërsa dënimi me burgim me kusht nuk do […]

Paraburgim hajnit që vodhi një pompë benzine në Sharr (ish-Dragash)

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i krimeve të rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale O.M. nga Bresana e Sharrit (ish- Dragashit), për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të grabitjes. Nga […]

​Kompania në të cilën punonte 22-vjeçari nga Mushtishti jep detajet e vdekjes tragjike

Përmes një komunikate për media, kompania Lab-Oil nga Prishtina  ka treguar detajet e vdekjes së 22 vjeçarit nga Mushtishti i Suharekës, i cili humbi jetën në vendin e punës. “Më datë 24.02.2019 në fabrikën e Petrokoksit që gjendet në Preoc (magjistarja Prishtinë-Ferizaj), aksidentalisht ka humbur jetën punëtori ynë, Krenar Jemini (1997). I ndjeri Jemini në […]

Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme

Fillimi i javës do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore, më të theksuara në viset malore. Do të ketë edhe rreze dielli në disa pjesë të vendit, por temperaturat e ulëta do të mbesin edhe për gjatë 24 orëve të ardhshme. Dita e marte do të karakterizohet me […]

Motrës iu shua drita e syve: “Sot jeta jem u kry”

Plagëve që mori në vendin e punës, nuk arriti t’iu bëj ballë i riu nga Mushtishti, Krenar Jemini. Krenari ishte vetëm 22 vjeç, ndërsa la me zemër të thyer familjen e tij. Një nga tri motrat, në llogarinë e saj Facebook sot ka postuar fotografinë që s’do të donte asnjëherë në jetë ta bënte, atë […]

Vdes 20 vjeçari nga Mushtishti, shkak lëndimet në vendin e punës

Një 22-vjeçar nga Mushtishti i Suharekës e ka humbur jetën në vendin e punës. Komandanti i Policisë për në stacionin policor në Suharekë, Milazim Lumi, ka thënë se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lipjanit. “Ngjarja nuk ka ndodhur në komunën tonë, por në komunën e Lipjanit”, ka thënë Lumi për “Zeri.info”. Ndërkohë, burime të  […]