18-05-2024

Në dy aksidente në Suharekë, veturat përplasen në mur

Në dy aksidente që kanë ndodhur në dy fshatra të Suharekës ka qenë karakteristikë përplasja e veturave në mur dhe si pasojë janë lënduar tre persona, shkruan “GazetaePrizrenit.net”

Në rastin e parë në fshatin Peqan të Suharekës, dje rreth orës 16:20 raportohet se i dyshuari përderisa ishte duke drejtuar veturën, humb kontrollin dhe përplaset në një mur.

Si pasojë e aksidentit lëndime pëson i dyshuari dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Në rastin tjetër në fshatin Nishor, raportohet se një shofer duke drejtuar veturën, humb kontrollin dhe përplaset ne një mur.

Si pasojë e aksidentit lëndime pësojnë i dyshuari dhe një pasagjer  mashkull K-Shqiptar dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.