18-03-2025

Rajonale

Paraburgim mësuesit që keqpërdori seksualisht nxënësit

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë (30) ditëve të pandehurit B.V. pasi dyshohet se që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore “Mazllum Këpuska” në Gjakovë, në mënyrë të vazhdueshme ka filluar ngacmimin […]

Vjedhje e rëndë në Suharekë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Suharekë. Në raportin policor thuhet se një person në rrugën “Endrit Kavaja”, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kishin depërtuar në depon e tij dhe i kishin vjedhur cigare të llojeve të ndryshme. Sipas njoftimit, policia ka dal në vendin e ngjarjes, […]

Vazhdon greva në shkollat e rajonit të Prizrenit

Mësimdhënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme të rajonit të Prizrenit edhe sot kanë vazhduar grevën e nisur javën e kaluar nga SBASHK-u, në kërkim të rritjes së koeficientit të pagës së tyre. Nënkryetari i sindikatës në nivel rajonal, Mejdin Rrahmani, tha se shkollat janë unike dhe se greva po respektohet masovikisht./GazetaePrizrenit.net/

Dy persona rrihen mes vete në Krushë të Madhe

Në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit janë arrestuar dy të dyshuar, për shkak të përleshjes ndërmjet vete duke i shkaktuar njëri-tjetrit lëndime të lehta trupore. Në raportin policor, thuhet se rasti  ka ndodhur dje dhe pas trajtimit mjekësor të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Në njoftimin e […]

Moti sot

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe pjesën tjetër të vendit parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat në pjesën perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. Në shumë vende pritet të ketë mjegull në orët e para të ditës dhe gjatë natës, derisa në vise malore […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 08:30 Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës. (Ndërtesa e Komunës). Ora 10:30 Në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit  Skender Rexhepi-Hekuri nga Mrasori dhe Fitim Duraku-Fita nga Krusha e Madhe, bëhen homazhe dhe nderohen dëshmorët. (Varrezat e dëshmorëve dhe Kompleksi Memorial në […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 09:00 Federata Skietare e Kosovës organizon garën “Dëshmorët e kombit”. (Brod i Dragashit)./GazetaePrizreni.net/

Prokuroria: Shpërthimi në Ratkoc ishte aq i fuqishëm saqë hodhi të pranishmit jashtë lokalit

Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një komunikatë për media ka thënë disa detaje për shpërthimin e bombolës që ndodhi mbrëmë në Ratkoc të Rahovecit. “Me datë 18 janar 2018, rreth orës 20:00, në Komunën e Rahovecit, pikërisht në një lokal në fshatin Ratkovc ka ndodhur një shpërthim i një bombole të gazit, në bodrumin e […]

Kjo është gjendja e të lënduarve nga shpërthimi në Ratkoc të Rahovecit

Një shpërthim i bombolës së gazit në restorantin “Te Dollari” në Ratkoc të Rahovecit ka shkaktuar panik. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, saqë i ka hedhur të pranishmit jashtë lokalit, me ç ‘rast lëndime të lehta trupore kanë marrë 15 persona, të cilët kanë pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Pas trajtimit […]

Flet djali i pronarit që u lëndua nga shpërthimi në Ratkoc

Një shpërthim i fuqishëm e ka tronditur të premten mbrëma fshatin Ratkoc të Rahovecit. Në këtë lokal, rreth orës 20:00 ka shpërthyer bombola gazi, e cila gjendej në bodrum. Si pasojë së paku 10 persona që gjendeshin brenda lokalit janë lënduar, dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Gjakovës. Kjo ka ndodhur edhe me […]