24-03-2026

Rajonale

Tri familje në Malishevë bëhen me shtëpi

Në Malishevë sot u janë dorëzuar çelësat e shtëpive tri familjeve. Familjet që sot janë bërë me shtëpi të re banimi janë: familja e veteranit të UÇK-së, Naim Gashit nga Balinca, pastaj e pjesëtarit të komunitetit rom, Rrahman Kovaçit në Banjë, dhe familja e Xhevat Bytyçit në Kërvasari, të gjitha raste të rënda sociale. “Ne […]

Arrestohet pasi ofron 500 euro ryshfet inspektorit në Malishevë

Në Malishevë është arrestuar një person për dhënie ryshfeti. Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Avdyl Krasniqi”. Sipas raportit të policisë, i dyshuari mashkull K-Shqiptar, i ka ofruar ryshfet 500 euro viktimës mashkull K-Shqiptar, inspektor i punës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora  08:30 Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës. (Ndërtesa e Komunës). Ora 11:00 UNDP përuron impiantin për trajtimin e ujërave të zeza në vise rurale. (Kramovik, Komuna e Rahovecit). /GazetaePrizrenit.net/

Çfarë moti kemi për fundjavë në rajonin e Prizrenit?

Gjatë këtyre dy ditëve të fundjavës në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditë së shtunë vende-vende do të shoqërohen me riga të dobëta shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1.500m pritet […]

Rruga qarkore Gjakovë-Prizren, Qeveria ndanë 8 milionë euro

Kanë nisur punimet për rrugën qarkore Gjakovë-Prizren, për të cilën Qeveria e Kosovës ka ndarë tetë milionë euro. I pranishëm në ceremoni sot ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili njoftoi se pos kësaj rruge qarkore, do ta financojnë edhe auto-rrugën Gjakovë-Dollc. Kurse, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekajm lidhur me rrugën qarkore “Gjakovë-Prizren”, tha se […]

Eksperti i gjeodezisë thotë se Komuna e Malishevës pa bazë ligjore më 1959, ua kishte marrë pronën paditësve

Eksperti i gjeodezisë Malë Krasniqi, ka thënë se ngastra kadastrale në vendin e quajtur “Kumullar”, në fshatin Drenoc, në sipërfaqe prej 2.00.00 ha, e paditura Komuna e Malishevës ua kishte marrë paditësve, pabazë ligjore. Këtë e ka thënë eksperti Krasniqi, në seancën e së premtes, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, në çështjen […]

Dy policë sulmohen në Suharekë

Në rrugën “Parku i Dëshmorëve” në Suharekë janë arrestuar tre të dyshuar, pasi në një aksident trafiku, derisa nuk kanë përfillur urdhrat i kanë sulmuar dy zyrtarë policorë. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.      

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10: 00 Organizohet konferenca “Sfidat e prodhimtarisë në ndryshimet klimatike-speci dhe sëmundjet e tij”. (Restorant “Fitimi” Krushë e Madhe. /GazetaePrizrenit.net.

Kontraktohet ndërtimi i fazës së dytë të Emergjencës në Rahovec

Në Rahovec sot është nënshkruar kontrata për ndërtimin e fazës së dytë të projektit të Emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kwtw qytet. Projekti kap vlerën 487 mijë euro. Kontrata është nënshkruar nga kryetari i Komunës, Smajl Latifi, shef i Zyrës së prokurimit Jetullah Kabashi, dhe pronari i firmës N.N.T “Etniku”, Tahir Bugari

Mbillen drunj dekorativ edhe në fshatin Hoçë e Vogël të Rahovecit

Në fshatin Hoçë e Vogël të Rahovecit sot është bërë mbjellja e drunjtëve dekorativ. Në një komunikatë për media, thuhet se në fillimin e mbjelljes së drunjtëve dekorativ i pranishëm ishte kryetari i komunës, Smajl Latifi i shoqëruar nga kryesuesi i kuvendit komunal Afrim Dina, drejtori i DUPMM-së Rumir Zhuniqi dhe banor të fshatit Hoçë […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.