19-05-2024

Rajonale

I akuzuari për vjedhje të rendë në Rahovec, deklarohet i pafajshëm

Haxhi Haxhimustafa, është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të së enjtes në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, i akuzuar për veprën penale “vjedhje e rëndë në vazhdimësi”. I akuzuari u deklarua mbi fajësinë pas leximit të aktakuzës nga prokurori i shtetit Ramiz Buzhala, i cili e akuzoi për katër vjedhje të kryera […]

Infermierja në Bukosh s’gjendet në punë, kur kryetari inspekton ambulancën

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, gjatë vizitës që i bëri Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Bukosh, mbrëmjen e kaluar, rreth orës 21:45 ka vërtetuar se aty mungon një infermiere pa asnjë arsyetim, ndërkohë që dy të tjerë ishin në vendin e punës. Këtë rast ai e ka publikuar edhe në profilin e […]

Malisheva, pjesë e programit për efiçiencë të energjisë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, me karakter informues, Drejtorin Ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimin, i cili ka prezantuar programin e këtij fondacioni, për efiçiencë të energjisë, projekt në të cilin përfshihet edhe Malisheva, Me këtë rast kryetari Begaj, e ka falënderuar drejtorin […]

Nga 9 të sapolindurit në Prizren, prijnë  djemtë

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 9. 5  meshkuj 4  femra 4  lindje me operacion. Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi është se edhe më tej vazhdon që numri i foshnjave të lindura të […]

Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se do të mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 Celsiu. Në njoftim thuhet se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s”.

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari, në objektin e administratës komunale, do të prezantojnë shërbimet e gjendjes civile për qytetarë, të avancuara me sistemin digjital për menaxhimin e radhës. Ora 10:30 Në SHFMU ”Lekë Dukagjini” në Prizren […]

Suharekë: Vëllai i drejtorit të AAK-së zgjedhet drejtor i shkollës

Komisioni i Drejtorisë së Arsimit në Suharekë propozi për drejtor të Shkollës së Mesme Teknike vëllain e drejtorit komunal të arsimit. Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në komunën e Suharekës, ka marrë vendim që të punësojë Hamdi Bytyqin në pozitën e drejtorit të Shkollës së Mesme Teknike “Skënder […]

Prokuroria e Gjakovës fillon hetimet për listat e veteranëve

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimin e listave të veteranëve të luftës, të cilat dyshohen për manipulime. Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Ali Selimaj ka caktuar dy prokurorë që do të merren me këtë rast. Sipas njoftimit, Selimaj ka kërkuar nga prokurorët e caktuar intensifikimin e veprimeve hetimore për rastin e mashtrimeve me listat e […]

Pesëfish më shumë djem se sa vajza të lindura në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 12. 10 meshkuj, 2  femra, 4  lindje me operacion. Gjatë këtij 24 orëshi është karakteristikë se për dallim nga ditët paraprake,  kur numri i foshnjave të lindura të gjinisë femërore në […]

Moti sot

Në rajonin e Prizrenit, sikurse edhe në territorin e vendit tone, sot  parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes […]