28-04-2024

Gratë e Krushës dhurojnë prodhime vendore për FSK-në

Produkte vendore janë dhuruar për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga ana e Kooperativës Bujqësore “Krusha”.

Kjo kooperativë, përmes një publikimi në “facebook”, ka njoftuar se ka dhuruar produkte 100 për qind vendore për FSK-në.

Në në komunikatë, thuhet se “KB Krusha sot ka dhuruar për ushtarët e FSK-së produkte 100% të vendit, të përgatitura nga duart e arta të grave heroina të Krushës së Madhe”,

“Është kënaqësi, që produktet tona, t’i dhurohen aty që përkujdesen për sigurinë tonë, për shtetin tonë, për të ardhmen tone”, thuhet në komunikatën e KB “Krusha”.

Asnjë koment

Comments are closed.