14-05-2024

Inspektorati prizrenas largon produktet serbe me mbishkrimin ”Kosovë dhe Metohi”

Ndër produktet në sasi më të mëdha, të cilat janë larguar gjatë aksionit të Inspektoratit komunës së Prizrenit, për largimin e produkteve të importuara nga Serbia, të cilat i drejtohen Kosovës me emërtime në kundërshtim me emrin kushtetues, si “Kosovë dhe Metohi”, “Kosovo Unmik”, “Kosovo 1244”, “Kosovë Rezoluta 1244” ka artikuj me përmbajtje higjienike dhe ushqimore, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Inspektorët komunalë në Prizren, gjatë fundjavës që  lamë pas, kanë ndërmarrë një aksion nëpër qendrat tregtare dhe objekte të ngjashme, në funksion të zbatimit të urdhëresës së MTI-së për largimin e këtyre mallrave.

Pos artikujve me përmbajtje higjienike dhe ushqimore, të cilat kanë qenë në sasi më të mëdha, janë larguar edhe produkte me afat të skaduar.

Në kumtesën e komunës, thuhet se Drejtoria e Inspektorateve do të ketë angazhim të vazhdueshëm për të pasur nën kontroll produktet të cilat plasohen në treg./GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Fotografia e Komuna e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.