14-05-2025

Rajonale

Moti deri në fundjavë

Në Prizren dhe rajonin përreth, vazhdon të mbajë mot stabil, i ngrohtë dhe me intervale të gjata me diell deri në fundjavë.Sipas parashikimeve të fundit, gjatë fundjavës,  situata pritet të ndryshojë, pasi ja mundësi për reshje si dhe rënie të temperaturave. Temperaturat e ajrit, mbeten mbi vlera mesatare, me minimalet që do të luhaten nga […]

Në Banjë të Malishevës rregullohet një rrugë

Në kuadër të rregullimit të rrugëve në vendbanimet e Komunës së Malishevës, këto ditë ka filluar rregullimi i rrugës për në lagjen Binishi, në Banjë. “Punët po ecin mirë dhe deri më tani cilësia e punimeve është shumë e mirë. Besoj që shumë shpejt kjo rrugë do të jetë e gatshme për asfaltim dhe në […]

Shtylla e vjetër e rrymës mbyt punëtorin në Malishevë

Një tjetër punëtor ka vdekur në vendin e tij të punës. Në Banjë të Malishevës, të hënën në mesditë një punëtor është goditur nga një shtyllë e vjetër që doli të jetë fatale për të. Sipas komandantit të stacionit policor në Malishevë, Hazir Berisha, bëhet fjalë për një punëtor të një kompanie që merrej me […]

Moti gjatë javës

Në Prizren e rrethinë, sikur edhe bë pjesët tjera të vendet  gjatë ditëve në vazhdim parashihet të mbajë mot stabil, i ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell. Sipas parashikimeve të Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga lindja dhe verilindja 2-4m/s. fundit, gjatë fundjavës, kjo situatë bllokuese pritet të ndryshojë, […]

Rogovë e Hasit: Rrahje e të shtëna armësh, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është në arrati pas një rrahjeje dhe të shtënave me armë në fshatin Rogovë të Hasit të Gjakovës. Sipas Lirije Podrimajt, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, sot në mesditë, në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën që kishte pësuar lëndime trupore. Ajo ka thënë se viktima ishte sulmuar […]

Një i varur në litar në Krushë të Madhe

Një person është gjetur i varur në periferi të fshatit Krushë e Madhe të Rahovecit. Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia Rajonale e Gjakovës. Sipas zëdhënëses së Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj, sot rreth orës 11:20, Policia në Rahovec ka marrë informacion për një rast në fshatin me Krushë e Madhe. “Patrullat policore menjëherë […]

Rahovec: Dënohet me kusht i akuzuari që pranoi fajësinë për vjedhje të rrymës

Tre muaj burgim dhe 200 euro gjobë me kusht, ka shqiptuar Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ndaj të akuzuarit për vjedhje të shërbimeve komunale, Shyqeri Hoti. Por, ky dënim ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti. Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Mizahir […]

Malishevë: Shpëtohet qeni i mbërthyer në rrethojën e oborrit

Ekipet e njësisë së intervenimit dhe shpëtimit në Malishevë, sot në mëngjes, kanë kryer një intervenim për shpëtimin e një qeni, i cili mbërthyer keq në rrethojën e oborrit në fshatin Carrallukë. Kjo njësi ka intervenuar me kërkesën e një qytetari dhe ekipet e specializuara kanë arritur ta shpëtojnë qenin. Ky veprim i njësisë, është […]

14 vjet nga tragjedia ku vdiqën 15 maturantët nga Malisheva në ekskursion

Një tragjedi ka tronditur Kosovën 14 vjet më parë, ku 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri”, tani Gjimnazi “Hamdi Berisha” nga Malisheva kanë humbur jetën gjatë një ekskursioni që po bënin në Shqipëri. Ngjarja kishte ndodhur kur autobusi që po barte 49 maturantë, u rrokullis dhe ra në humnerë në Fushë Arrëz të […]

Veseli tash paralajmëron largimin e atyre që e përdorin PDK’në për interesa personale

Para disa javësh Kadri Veseli kishte premtuar se do të largoheshin të korruptuarit nga PDK’ja. Deri më tash s’është larguar askush. Ndërsa, sot, Veseli ka thënë se kushdo që e përdor partinë për interesa personale do të përjashtohet nga PDK’ja. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po viziton degët e PDK-së në hapje […]