15-05-2024

Suharekë: Femrat me kapela mbrojtëse e burrat pa to, tallet deputeti Avdyli (foto)

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, njëherësh deputet, Haxhi Avdyli ka ironizuar me një publikim të bërë nga llogaria e faqes së Komunës së Suharekës, në “facebook’, ku pas një aktiviteti në terren, në të cilin merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, shihen se nga pjesëmarrësit vetëm femrat kishin vënë kapela mbrojtëse, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në fakt fotoja ishte bërë në fshatin Mushtisht, ku siç është thënë janë duke u zhvilluar shumë punë, në disa segmente për rregullimin e infrastrukturës rrugore.

Avdyli në komentin e tij, të titulluar “Foto për analizë nga Komuna e Suharekës” , ka shtruar pyetjen: “A thua vetëm femrat në Suharekë po rrezikohen, e meshkujt si Bali Muharremaj me shokë kanë ndonjë shtresë të ashtit të kokës që i mbron nga lëndimet, apo?

“Trimat s’veshen, apo s’kishte rrezik, apo femrat u veshën për t’u dukur më cool? Interesant edhe e pakuptueshme,prandaj ose vendosni të gjithë helmetat ose asnjëri, se nëse paska aq rrezik, e ju s’mbroheni nuk i vyen këtij vendi nëse burrat na shkojnë e mbesim vetëm në gra”, ka thënë Avdyli.

Fotografia e Haxhi Avdyli

Fotografia e Haxhi Avdyli

Fotografia e Komuna Suharekë

Asnjë koment

Comments are closed.