18-05-2024

Rajonale

Aksident trafiku, autobusi i “Shpejtimi Tours” godet disa vetura në Autosallon ( VIDEO )

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mbrëmë vonë në magjistralen Gjakovë-Prishtinë. Autobusi i kompanisë “Shpejtimi Tours” ka humbur kontrollin duke goditur disa vetura të parkuara në Autosallonin “Xeni”. Për fat të mirë, gjithçka ka përfunduar me vetëm dëme materiale. Rasti ka ndodhur në orën 03 të mëngjesit./IO

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Opojë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Shajne të Dragashit.Policia ka njoftuar se ai jetonte i vetëm dhe se ka nisur hetimet për vdekjen e tij. ”Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi […]

Parashikimi i motit për të dielën

Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me acar të fortë deri në orët e mëngjesit. Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në regjionin e Gjakovës, me shpejtësi prej 15-62 km/h! Temperaturat minimale do të lëvizin prej -12 […]

Parashikimi i motit për të premten

Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar bore në zona të caktuara. Acar i fortë në orët e mëngjesit. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me […]

Parashikimi i motit për të enjten

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit lokalisht pritet të ketë vranësira të ulëta nëpër ultësira. Nëse vranësirat mbesin të pranishme, në ato zona nuk do të ketë luhatje të ndjeshme të temperaturave. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-25 […]

Ndahet nga jeta zyrtari policor nga Dragashi, pësoi sulm në zemër

Sot u nda nga jeta pjesëtari i Policisë së Kosovës, Gazmend Zejneli. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social ‘Facebook’, shkruan Sinjali. Familjarët e kujtojnë Gazmendin si një polic të shkëlqyer, ku pjesën më të madhe të jetës i shërbeu shtetit. Zejneli ishte nga fshati Zaplluxhë, Komuna e Dragashit dhe […]

Arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë, kishte kërkim ndërkombëtar

Një 27-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare në Morinë. I njëjti ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet e Italisë, për emigracion të paligjshëm. “Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve italiane, u kap […]

Lufta e Lumës kundër serbëve, beteja në Qafë të Kolesjanit, unikale

Më 9 e 10 nëntor 1912, dy njësi të posaçme ushtarake serbe, njëra nga Prizreni historik e tjetra nga Gjakova, morën detyrën luftarake të pushtonin të gjithë Shqipërinë Veriore, të hynin në Lezhë e prej andej të zgjeronin zonën e pushtimit deri në Vlorë. Një tjetër divizion u nis nga Maqedonia për në Dibër. Serbët, […]

Has: Paralajmërohet hartimi i projektit që lidhë fshatrat Gorozhup-Cahan-Krumë

Ka filluar hartimi i projektit të rrugës që lidhë fshatrat kufitare të zonës së Hasit, ku nëpërmjet bjeshkës së Pashtrikut do të lidhen Gorozhupi-Kishaj- Cahani, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Këtë e paralajmëruan zyrtarë të lartë të Kosovës e ata të Hasit në Shqipëri. Për realizimin e kësaj nisme,  zv/ministri i infrastrukturës së Kosovës,  Hysen Durmishi dhe […]

“U djeg bashkë me dokumentat, la pas një vajzë katër muajshe”, flet familjari i njërit prej mërgimtarëve që vdiqën në një aksident në Hungari

Një aksident i rëndë komunikacioni në Hungari ua mori jetën dy të rinjve kosovarë, njërit nga Prizreni dhe tjetrit nga Celina e Rahovecit. Viktimat janë Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi se vetura në të cilën gjendeshin tashmë dy viktimat, si pasojë e aksidentit ka marrë flakë me ç’rast Jetmiri, i cili ishte dhëndri i Kushtrimit, është […]