05-03-2026

Sharr ( Dragash )

Fajdet, arrestohen dy persona në Dragash, përfituan mbi 10 mijë euro

Dy persona janë arrestuar pasi janë të dyshuar për fajde, në vlerë prej 10 mijë euro, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Përmes një komunikate, Policia ja njoftuar se kanë filluar hetimet dhe kanë siguruar dëshmi të mjaftueshme mbi dyshimet e arsyeshme se të dyshuarit janë të përfshirë në veprat penale ‘fajde’, ‘detyrim’, dhe ‘kanosje’. Të dyshuarit: […]

Prokurimi për ujësjellësin kryesor kthehet në rivlerësim për të tetën herë në Dragash

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka kthyer edhe një herë në rivlerësim prokurimin për ndërtimin e ujësjellësit kryesor në Komunën e Dragashit. Pos anulimit të njoftimit të Komunës së Dragashit për dhënie të kontratës ka paralajmëruar se do të kërkojë nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik që ta anulojë licencën e menaxherit të prokurimit të kësaj […]

Në fshatin Kuk të Opojës gjenden 94 mina të pashpërthyera që nga lufta e fundit në Kosovë

Edhe 20 vite pas luftës fundit, Kosova ende vazhdon të përballet me rrezikun nga minat në zonat rurale të vendit. Gjatë ditës së sotme, në fshatin Kuk të komunës së Dragashit, FSK’ja kanë bërë deminimin e 94 minave të pashpërthyera që nga lufta e fundit në Kosovë, raporton Korrespodenti. Minat paraqesin rrezik te madh në […]

Gjashtë të arrestuar për armëmbajtje ilegale në Sharr (ish-Dragash)

Gjashtë persona (K/shqiptarë) janë arrestuar në Dragash për armëmbajtje pa leje, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Atyre gjatë kontrollit në automjet nga njësiti policor u janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me katërmbëdhjetë (14) fishekë dhe një elektroshok. “Dy nga të dyshuarit janë arrestuar pasi janë deklaruar se janë pronarë të armëve, ndërsa të tjerët janë […]

I kapet arma ilegale në barakë të pëllumbave, arrestohet

Në Sharr (ish-Dragash) është arrestuar një person (K/Goran) pasi tek ai është gjetur një pushkë ilegale, transmeton “Gazeta e Prizrenit Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në një barakë të tij, ku i dyshuari mbante pëllumba është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë, prodhim rus ,kal.12 mm me 8, fishek si dhe një gëzhojë […]

Shtyhet për të pestën herë gjykimi për falsifikim të dokumenteve

Mungesa e të akuzuarit për falsifikim të dokumenteve, Sadam Kushi, ka bërë që të dështojë për të pestën herë me radhë seanca e paraparë të mbahet në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash. Gjykatësja Sabaheta Kurteshi tha se nuk ka fakte se i akuzuari është ftuar në mënyrë të rregullt, ngase siç tha ajo, […]

Dënohet i akuzuari që pranoi se kishte sulmuar dy infermierë në QMF-në e Dragashit

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, të enjten, e ka dënuar me tre muaj burgim me kusht të akuzuarin për sulm ndaj personit zyrtar, Azem Xhema. Mirëpo, dënimi ndaj tij nuk do të ekzekutohet në afatin verifikues prej një viti, nëse i akuzuari gjatë kësaj kohe nuk kryen vepër tjetër penale, raporton “Betimi për […]

Dënohet me kusht i akuzuari që pranoi se kishte sulmuar dy infermierë në QMF-në e Dragashit

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, të enjten, e ka dënuar me tre muaj burgim me kusht të akuzuarin për sulm ndaj personit zyrtar, Azem Xhema. Mirëpo, dënimi ndaj tij nuk do të ekzekutohet në afatin verifikues prej një viti, nëse i akuzuari gjatë kësaj kohe nuk kryen vepër tjetër penale, raporton “Betimi për […]

Kandidatët e LDK-së që kanë marrë më së shumti vota në Dragash

Ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe kanë dalë rezultatet preliminare. Gazeta Express ka siguruar listën e votave të 30 deputetëve të parë të LDK’së në komunën e Dragashit. LDK ka marrë gjithsej 3.659 vota në këtë komunë. Më e votuara në këtë listë ishte bartësja Vjosa Osmani me 3.304 vota. I […]

Pas plotësimit të aktakuzës, ish-drejtori dhe dy zyrtarë të Komunës së Dragashit sërish kërkojnë të hudhet poshtë aktakuza ndaj tyre

Pas plotësimit të aktakuzës, Gjykata Themelore në Prizren, ka vazhduar shqyrtimin e dytë, në rastin ku ish-drejtori i Financave në Komunën e Dragashit, Ahmet Bahtijari, si dhe dy zyrtarëve tjerë të kësaj komune, Avni Nebiu dhe Selajdin Vehbi, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për konflikt interesi. Prokuroria Themelore në Prizren, më 31 […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.