25-04-2024

Prokurimi për ujësjellësin kryesor kthehet në rivlerësim për të tetën herë në Dragash

“Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës të aktivitetit të prokurimit me titull “Ujësjellësi kryesor-vazhdimi i punëve (projekt trevjeçar)…të iniciuar nga Komuna e Dragashit dhe lënda kthehet në rivlerësim. Organi Shqyrtues i Prokurimit për shkak të mosrespektimit të vendimeve të OSHP-së nga ana e Komunës së Dragashit/Menaxheri i prokurimit, do të kërkojë nga KRrPP-ja anulimin e licencës për menaxherin e prokurimit të Komunës së Dragashit, sipas nenit 25, paragrafi 8 dhe 9 të LPP-së”, thuhet në vendimin e publikuar dy javë më parë në ueb faqen e OSHP-së.

Paraprakisht, Gjykata e tenderëve ka bërë të ditur se ka aprovuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “Puna shpk dhe NN INfra Plus”, kundër njoftimit për dhënie të kontratës për këtë aktivitet të prokurimit./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.