06-08-2025

Qendrore

20-vjetori i rënies së pilotëve amerikan, afër Prizrenit në kufirin me Shqipërinë

Sot u mbushën 20 vjet nga rënia e dy pilotëve amerikanë,  David Gibbs dhe Kevin Reichert, të cilët humbën jetën me 5 maj 1999, në kohën e sulmeve të NATO-së kundër caqeve serbe,  gjatë një trajnimi në terrenin malor në afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Pilotët David Gibbs, 38-vjeçar nga Ohio dhe Kevin Reichert, […]

Veseli: Ligji për Vlerat e Luftës do t’i ndalojë abuzimet me listat e veteranëve

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se shumë shpejt do të miratohet Ligji për Vlerat e Luftës së UÇK-së, ku do të caktohet një datë për të gjithë dëshmorët. Ai ka thënë se, me anë të këtij ligji, Kosova do të mbrojë dinjitetin e sakrificave të popullit për liri. Ndërkaq sipas tij, luftëtarëve të […]

Universiteti i Prizrenit të hënën pritet ta zgjedh Rektorin, ja kush janë kandidatët

Universiteti Publik i Prizrenit (UPZ) “Ukshin Hoti” të hënën (nesër) pritet ta zgjedh rektorin e ri, pozitë kjo për të cilën në listën e ngushtë janë përzgjedhur pesë konkurrentë,  shkruan “GazetaePrizrenit.net” . Këshilli Drejtues  (KD) që vepron në kuadër të këtij universiteti, pas një viti sërish pritet ta provojë zgjedhjen e drejtuesit të institucionit më të […]

Dënim 750 euro për ata që i ngucin femrat në rrugë

Ngacmimi në rrugët e Francës do të jetë i paligjshëm dhe shkelësit që do të “prangosen” në terren do të dënohen me gjobë deri në 750 euro. Deputetët votuan në favor të projekt-ligjit të mërkurën mbrëma vetëm pak ditë pas trazirave të shkaktuara në Francë, kur një burrë su.lmoi një grua të re, Marie Lager, […]

Muhamed emri më popullor për djemtë e lindur në Berlin më 2018

Muhamed ishte emri më popullor për djemtë e lindur në Berlin gjatë vitit 2018, ka rezultuar nga një studim i publikuar nga Gesellschaft für Deutsche Sprache (Shoqëria për Gjuhën Gjermane). Muhamed renditet i pari si emri më popullor për djemtë e sapolindur në kryeqytetin gjerman, pasi të gjitha variacionet e emrit, siç janë ortografitë e […]

Caktohet lokacioni, së shpejti gurthemeli për Monumentin e Skënderbeut në Prizren

Më 28 nëntor të këtij viti, në datën që përkon me disa ngjarje madhore të historisë kombëtare, Kryeqyteti historik i Kosovës, Prizreni pritet ta ketë edhe Monumentin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Marrëveshja për realizmin e projektit është nënshkruar nga Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Administratës dhe Shoqata e intelektualëve shqiptarë “Trojet e […]

Mediumi belg “Politico”: Haradinaj nuk u thye, dua njohje, tha ai në Berlin

Mediumi belg, Politico.eu i ka kushtuar një artikull ndodhive të samitit të Berlinit, e që sipas dëshmitarëve të saj, kishte pasur një përplasje verbale mes Kryeministrit Haradinaj dhe Presidentit Makron. Ky medium, gjithashtu shton se ky samit ka treguar edhe për përçarjen që ka Berlini dhe Parisi, sa i përket një marrëveshje të mundshme mes […]

BIK: Ramazani nis të hënën

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët myslimanë dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Ramazanit fillon ditën e hënë më 6 maj. “Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim […]

Plagosja e Azem Vllasit, dëshmitari i mbrojtur e barti seancën në Prizren

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Sylë Hoxha ka hequr dorë nga dëgjimi i një dëshmitari anonim në gjykimin e rastit të njohur si “Syri i Popullit”. Në këtë rast, për përgatitjen e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, për vrasje të rëndë në […]

Spiunonte policinë tek shefi drogës, arrestohet papagalli në Brazil

Foto ilustrim: Një papagall u arrestua në Brazil, në shtetin e Piaui. Shpendi ishte instruktuar nga padroni i tij, një shpërndarës droge, për ta lajmëruar nëse vinte policia si dhe për të bërë postierin “Mami policia” ishte fraza kyçe. Të hënën e 22 prillit, agjentët arritën t’i kapin të dy. Shpërndarësi tentoi të arratisej, por […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.