03-01-2026

Sport

Në Prizren sonte nis Finalja e Superligës: Bashkimi përballë Trepçës

Sonte nis ndeshja e parë finale e Superligës së Kosovës, ku përballen dy skuadrat e forta: Bashkimi dhe Trepça. Takimi zhvillohet në Prizren, në palestrën sportive “Sezai Surroi”, me fillim nga ora 19:00, dhe pritet të jetë një përballje emocionuese që do të japë sinjalet e para për rrjedhën e serisë finale. “Mbetet të shihet […]

Ballkani pëson në “Fadil Vokrri” nga Prishtina, Drita nesër mund të bëhet kampion

Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Ballkanit, e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në pjesën e dytë. Ishte sulmuesi Leutrim Kryeziu që shënoi në minutën e 86’të./IO    

Ndryshohet lokacioni, ekrani gjigand vendoset në Shatërvan për ta përcjellë BASHKIMIN 

KB Bashkimi njoftoi se ekrani gjigand për transmetimin direkt të ndeshjes finale të së dielës (ora 19:00) është zhvendosur nga palestra “Sezai Surroi” në sheshin Shatërvan, raporton Gazeta e Prizrenit. “Ejani ta përjetojmë emocionin e finales së bashku në zemër të qytetit dhe të përkrahim me zemër Portokall e Zi! Bashkë për Prizrenin!” , thuhet  […]

Bashkimi në finale, mposhti KB Peja si mysafir

Rezultati final: KB Peja 78 – 84 KB Bashkimi Prizrenasit në finale do të përballen me Trepçën Prizren: OFERTË pranverore me Zbritje 20 % nga Ordinanca Stomatologjike moderne “DENTALIS” – përballë qendrës tregtare Interex, 044/ 440 – 263

Lehtësohet gjoba për KB Bashkimin

Komisioni i arbitrazhit i Federatës së Basketbollit të mërkurën e ka shpallur si “të pranueshme” ankesën e Bashkimit dhe e ka ndryshuar vendimin, duke e dënuar vetëm me një ndeshje pa shikues fare dhe dy të tjera pa shikues VIP. Ndërkohë gjoba prej 2 mijë eurove është zbritur në 1.500. Në dënimin nga Komisioni i […]

Bashkimi fiton pas vazhdimeve ndaj pejanëve

Bashkimi pas vazhdimeve arriti fitore ndaj Pejës me rezultat 84:78 (17:17, 12:17, 23:16, 17:19, 15:9). Tashmë Portokallezinjtë po udhëheqin 2:1 në serinë gjysmëfinale. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale. Drama vazhdoi në dhjetëminutëshin e katërt. Edhe pse prizrenasit kishin shtatë pikë epërsi, dy minuta nga fundi, Peja nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat […]

Nesër sfida Bashkimi – Peja, “Play-off”- i Superligës

Në Prizren, nesër ( e diel ) Bashkimi dhe Peja do të matin forcat në një përballje vendimtare. Prizrenasit morën fitoren në sfidën e parë me rezultat 81:61, por pejanët reaguan në përballjen e dytë, duke fituar 84:79 dhe duke e barazuar serinë. Sipas formatit të garës, skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, […]

Dramë: Bashkimi humbi nga Peja 84 : 79

Në një super ndeshje të zhvilluar dhe dramë deri në fund, Peja fitoi ndaj Bashkimit me shifrat 84:79  ( 26:11, 20:21, 22:23, 16:24 ), duke barazuar serinë gjysmëfinale në 1:1. Te Peja u dallua Dardan Berisha me 23 pikë e pesë kërcime, kurse te Bashkimi u dallua Jayveous Mckinnis me 15 pikë e nëntë kërcime. […]

Sonte zhvillohet ndeshja Peja – Bashkimi, e dyta e serisë gjysmëfinale të Play-Offit

Sonte, radha është për gjysmëfinalen tjetër, ku Peja do të përpiqet të ndjekë të njëjtin shembull dhe të rikthehet fuqishëm në garë për finalen. Verdhezinjtë, që u mposhtën me rezultat të thellë 61:81 nga Bashkimi në sfidën e parë në Prizren, do ta kenë të gjithë fokusin në fitore për të barazuar serinë. Në anën […]

Prizren: “Junior 06” fiton Kupën e Kosovës U-16 Junior për vajza

Vajzat e e ekipit “Junior-06 Moni Bau” fituan Kupën e Kosovës për grupmoshën U-16, pasi munden Pejën me rezultat të thellë 105 : 37 në Prizren. Ndeshja u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, derisa gjenerata aktuale po mbush vitin e katërt, pa asnjë humbje. Anëtari i Bordit të FBK-së, Moni Perteshi, ia dorëzoi […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.