05-11-2025

Prizren

Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 10 gradë. Komunikata e plotë nga IHMK: Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sa i përket fushave barike ato janë në rritje dhe kështu do të […]

Në Prizren u hap “Panairi i Prodhimeve Vendore 2019”

Prodhues vendorë nga e gjithë Kosova po marrin pjesë në “Panairin e Prodhimeve Vendore 2019” që po mbahet në sheshin e Dëshmoreve në Prizren. Në gjithsej 27 shtande prodhues të ushqimeve, veshmbathjeve e prodhimeve artizanale po marrin kështu pjesë në organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në këtë qytet. Ata kanë mundësinë të […]

Haskukës i kërkohet shkarkimi i tre drejtorëve me aktakuzë të Prizrenit

Organizatat e Shoqërisë Civile kërkojnë ruajtjen e integritetit institucional brenda Komunës së Prizrenit, pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria kundër drejtorit të drejtorisë komunale për ekonomi dhe financa. Ky zyrtar komunal në atë kohë ka paraqitur dorëheqjen nga posti i drejtorit të drejtorisë komunale për ekonomi dhe financa. Prokuroria Themelore në Prizren me datë 3 […]

Zhduket një vajzë në Atmaxhë të Prizrenit

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. “Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer”, njoftoi Policia. Njësitë policore janë duke hetuar rastin. /GazetaePrizrenit.net/

Ish-drejtori i Financave kërkon kthimin në ekzekutiv

Posti i drejtorit të Financave në Komunën e Prizrenit ka mbetur vakant që prej muajit gusht të këtij viti, kur ish-drejtori Ertan Simitçi i KDTP-së pati dhënë dorëheqje për shkak të një aktakuze të ngritur ndaj tij nga Prokuroria. Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, prej asaj kohe nuk ka emëruar drejtues tjetër në këtë dikaster […]

21 vjet nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 luftëtarëve në Pashtrik

Sot bëhen 21 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar. 21 vjet më parë, gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998 luftëtarët e UÇK-së deri sa sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në […]

Në Prizren, sot hapet Panairi i Prodhimeve Vendore

Sot, në Prizren do të hapet Panairin e Prodhimeve Vendore, i cili ka qenë i paraparë të organizohet më 28 nëntor, por ishte anuluar për shkak të tërmetit në Shqipëri. Panairi, që organizohet nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të jetë i hapur edhe të dielën (14-15 dhjetor) në Sheshin e Dëshmorëve. Hapja […]

Prizren: Mbi gjysma e lindjeve “cezariane”

Ekipit të mjekëve në maternitetin e Prizrenit, gjatë 24-orëve të shkuara i është dashur punë dhe kujdes i shtuar. Në repartin përkatës të spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” janë regjistruar 12 raste të lindjeve, por shtatë nga to janë “cezariane” apo me operim, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Rastet e lindjeve “cezariane” janë karakteristikë e kohëve të fundit, […]

Prizren: Të pranuarit në konkursin e anuluar për mësimdhënës, letër të hapur institucioneve të ndryshme

Grupi i të pranuarve për mësimdhënës nga konkursi i anuluar nga kryetari i komunës, Mytaher Haskuka dhe DKA e Prizrenit, i shkruajnë letër të hapur bartësve të institucionëve të ndryshme. “Ne, grupi i arsimtarëve të pranuar në punë, në konkursin e muajit Korrik-Gusht të vitit 2019, konkurs ky i cili u hap nga DKA-ja në […]

Arrestime në katër lokacione për narkotikë në Prizren

Policia ka njoftuar se katër persona janë arrestuar dje në katër raste të ndara në Prizren, për shkak të posedimit të paautorizuar të substancave narkotike, raporton Gazeta e Prizrenit. Raporti i plotë i policisë: Rr. “Ali Ibra”, Prizren 12.12.2019-08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij janë […]