07-11-2025

Prizren

Çfarë pritet të ndodhë sot në Prizren?

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Mbahet mbledhja e tetë e rregullt për vitin 2019 e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e KK të Prizrenit, “Shtëpia e Bardhë”). /GazetaePrizrenit.net/

Prizren: Hapet qendra më e madhe tregtare “Galeria Shopping Mall”

Në Prizren sot ka hapur dyert qendra më e madhe tregtare “Galeria Shopping Mall”, me hapësirë 50 mijë metra katrorë, mbi 100 brende lokale dhe ndërkombëtare, ndërsa ka të punësuar mbi 1 mijë e 500 punëtorë. Drejtori i përgjithshëm dhe njëherësh njëri nga investitorët kryesor të këtij projekti Gojart Shaqiri, u shpreh që Qendra Tregtare […]

17 lindje dy ditët e fundit në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar 17 lindje. Sa i përket gjinisë, kësaj radhe numri i djemve  është më i lartë për një, pra 9 djem dhe 8 vajza, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Gjatë kësaj kohe, numri i lindjeve “cezariane”  (me operim), ka qenë gjashtë.

Prizren, paraburgoset Jeton Shala, i dyshuari për një therje (VIDEO)

Prokurorët në Prizren po merren me një rast të rrahjes e plagosjes. Në fakt, një ditë pas raportimit të Klan Kosovës, janë dhënë dëshmi të reja se për çka kishte ndodhur përleshja e dy të rinjve, njofton Klan Kosova.

Policia konfirmon përleshjen e asamblistit të PDK-së me zyrtarin e tenderëve në Prizren

Policia e Kosovës e ka konfirmuar përleshjen fizike ndërmjet asamblistit të Partisë Demokratike të Kosovës, Getoar Besimit dhe zyrtarit të Zyrës së Prokurimit të komunës, Nezir Rexhepit. Ndonëse kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pretendoi se zyrtari Rexhepi është sulmuar nga asamblisti i PDK-së, Policia ka thënë se të dy personat janë të dyshimtë […]

“Më shau me rob shpie”, zyrtari i Prokurimit rrëfen se si ndodhi përleshja me asamblistin prizrenas

Nezir Rexhepi thotë se rreth 30 metra afër shtëpisë së tij në Prizren, teksa po shkonte në punë, u kacafyt me asamblistin e Partisë Demokratike të Kosovës, Getoar Besimin. Zyrtari i Prokurimit në Komunën e Prizrenit, në një bisedë telefonike me Insajderin, u shpreh se kacafytjen mes tij dhe Getoar Besimit e inicioi ky i […]

Kuvendari i PDK-së në Prizren thotë se do ta padis Haskukën për shpifje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një shkrimi të bërë në Facebook tha se sot paradite zyrtari komunal nga Zyra e Prokurimit, Nezir Rexhepi, është sulmuar fizikisht nga kuvendari i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Getoar Besimi. Por, ky i fundit ka mohuar këtë, madje ai pretendon se është viktima në këtë […]

Haskuka tregon për përleshjen mes zyrtarit të Prokurimit në Prizren dhe kuvendarit të PDK-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një shkrimi të publikuar në Facebook ka reaguar ndaj sulmit që iu bë zyrtarit komunal nga Zyra e Prokurimit, Nezir Rexhepi. Ky është postimi i plotë i Haskukës: Sot paradite zyrtari komunal nga Zyra e Prokurimit, Nezir Rexhepi, është sulmuar fizikisht nga kuvendari i PDK-së në Kuvendin […]

Sulmohet fizikisht prokurori Atnor Skoro në Prizren

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, të mërkurën, është sulmuar fizikisht prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Atnor Skoro. Sipas njoftimit nga kjo zyrë, “prokurori Atnor Skoro ka përfaqësuar sot në gjykatë një aktakuzë në cilën ka qenë i përfshirë i pandehuri B.R, dhe rreth […]

Fajdet, Paraburgim personit që detyroi dëshmitarët të mos dëshmojnë për vëllain e tij

Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) dite, ndaj të pandehurit me iniciale B.SH., nga Suhareka, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale frikësimi gjatë procedurës penale raporton Gazeta e Prizrenit. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 28.10.2019, dhe […]