29-04-2024

Prizren: Katër të arrestuar për posedim të narkotikëve

Katër persona të dyshuar janë arrestuar në Prizren për posedim të substancave narkotike marihuanë.

Ata janë arrestuar në raste të ndara.

Në rastin e parë, dy të dyshuar meshkuj janë arrestuar nga policia, pasi që tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një qese plastike me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 0.57 gramë.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj te të cilët gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar gjetur dhe konfiskuar: dy qese plastike me substanca të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 3.82 gramë, një cigare me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 0.43 gramë dhe një pako me letra për mbështjelljen e substancave narkotike.

Në të dyja rastet, të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

 

Asnjë koment

Comments are closed.