18-11-2025

Prizren

 Shkollat e Prizrenit filluan gjysmëvjetorin e dytë

Mësimdhënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme të komunës së Prizrenit, sot filluan punën pas grevës trijavore  në kërkim të rritjes së koeficientit të pagave të tyre. Sipas shkollave në ditën e parë janë vërejtur mungesa të nxënësve./GazetaePrizrenit.net

Prizren: Shumëfish më shumë kërkesa për lirim nga shtetësia e Kosovës se sa për marrjen e saj

Gjatë vitit 2018-të në komunën e Prizrenit shumëfish më tepër janë regjistruar kërkesa për lirim nga shtetësia e Kosovës se sa ka pasur shtetas të huaj, të cilët kanë shpreh dëshirën për ta marrjen e shtetësisë së vendit tonë, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Mbështetur në të dhënat e zyrës së gjendjes civile të Komunës, del se […]

Liridon Shala, farmacisti që fotografon botën e egër

Liridon Shala nga Prizreni në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar kishte pranuar nga gjyshi i tij një kamerë fotografie të prodhuar në vitin 1987 në BRSS. Në atë kohë kjo dhuratë kishte mjaftuar për ta zgjuar kërshërinë fëmijërore të tij mbi mënyrën e funksionimit të kamerës dhe si ajo e krijon fotografinë. Ky interesim […]

Kapet me drogë në pikëkalimin e Vërmicës, arrestohet

Një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Vërmicës së Prizrenit për shkak të posedimit të substancave narkotike, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sipas policisë kufitare i dyshuari është nga Kosova dhe se gjatë kontrollit atij i janë gjetur  dhe konfiskuar 2.41 gram substancë e dyshuar e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet, rasti në […]

Një i therur me thikë në Prizren

Një person është therur me thikë më rr. “Ismet Jashari” në Prizren. Policia ka raportuar se për shkak të kësaj viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Policia nuk ka njoftuar identitetin e të imlikuarve dhe as për shkaqet e incidentit./GazetaePrizrenit.net

Burdushi ne grevë urie

Mjeku popullor Burdushi ka paralajmeruar që prej nesër do të  futet në grevë urie me ankesën  se është duke u diskriminuar për shkak të përkatësisë së tij etnike. Lajmi ështe konfirmuar nga avokati i tij Asdren Hoxhaj. Sipa Hoxhajt Burdushi nuk është marrë në pyetje nga prokuroria qe tre muaj dhe kjo është njëra nga […]

Mjekëve kujdestarë u ndalohet dalja nga hapësirat e spitalit

Në Spitalin e Prizrenit, sikurse edhe në qendrat tjera shëndetësore të vendit ka filluar së zbatuari Qarkorja që përcakton orarin e punës dhe kohëzgjatjen e pushimit vjetor për punonjësit me rrezikshmëri në vendin e punës, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Qarkorja është dërguar në emër të Këshillit Drejtues nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, zbatimi i të […]

Rektori tregon pse Universiteti i Prizrenit nuk po bën grevë

Ismet Temaj, ushtrues detyre i rektorit të Universiteti të Prizrenit, pretendon se ky universitet mbetet i pandikuar nga politika. ”Unë tash e 6 vite nuk kam shkelur pragun e asnjë partie politike. Madje edhe kohë më parë kur kam qenë i angazhuar kam qenë në subjektin politik të LDK-së, e kjo është e ditur për […]

Arrestohet për kanosje të një femre turke në Prizren

Një person është arrestuar në rr. “Shkelzen Dragaj” të Prizrenit për kanosjen e një femre të cilën e ka njohur përmes rrjeteve sociale. Në raportin e policisë thuhet se dyshuari mashkull (K/shqiptar) pasi ka realizuar takim me viktimën (K/turke) me qëllim të vazhdimit të takimeve e ka kanosur atë. I dyshuari në prani të avokatit […]

Shtetasi i Shqipërisë kapet pa asnjë dokument në Prizren

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prizren, pasi nuk posedonte asnjë dokumentacion. Policia raportoi se gjatë një kontrolli dhe legjitimi në rrugën “Adem Jashari”, ka hasur në një të dyshuar pa dokumente dhe për këtë akuzohet për kalim ilegal të kufirit. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /GazetaePrizrenit.net/