16-11-2025

Uncategorized

Prizren: Vetaksdent me dy të lënduar në rrugën “Remzi Ademaj”

Pas pas mesnate, rreth orës 00:15 minuta ka ndodhur një vetaksident, në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy të rinj. Në vendin e ngjarjes ka dalur Policia dhe Ambulanca për ndihmë të lënduarve dhe për t’u marrë me rastin. Dy të lënduarit janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm, […]

Parashikimi i motit për sot

Për të sot ( e enjte) parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperaturat minimalet do të luhaten prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 -12 °C. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-25 km/h. /MK

Futbollisti shqiptar vdes pas aksidentit në Serbi

Ka vdekur në moshën 24-vjeçare Shendrit Ameti. Ai vdiq më 26 dhjetor në një aksident trafiku në kufirin Kosovë-Serbi.  Ameti kishte ardhur për pushime, teksa në veturë kanë qenë edhe nëna dhe vëllai i tij kur një kamion ka goditur mjetin. Të dy janë ende në rrezik për jetë. Personi që shkaktoi aksidentin ka ikur nga […]

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut protestë para ambasadës serbe në Shkup: ‘Mitrovicën s’e japim’!

SHKUP- Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe Lëvizja Besa mbështesin protestën para ambasadës serbe të thirrur nga drejtuesi i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë Shqiptarë në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani. Nga Alternativa thonë u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin të mbështesin protestën para ambasadës serbe në Shkup. “Aleanca për Shqiptarët mbështet protestën e […]

Tha se iu referua si “Kosovë e Metohi” gabimisht, Duda Balje merr mesazhe kërcënuese

Deputetja Duda Balje ka thënë se ka marrë shumë kërcënime pas deklaratës së saj ku tha “Kosova dhe Metohia” gjatë një interviste në një medium boshnjak. Ajo më pas e sqaroi duke thënë se ka qenë një gabim gjuhësor pa ndonjë qëllim. Balje ka publikuar disa nga komentet që ka marrë, të cilat përmbanin gjuhë […]

Grafite ndaj gjyqtarit dhe prokurorit në rastin e ish-policit Pantiq

Në objektin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë janë shkruar grafite kundër gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu, të cilët morën vendimin në rastin e ish-policit Dejan Pantiq. Gjyqtari Bajraktari pas propozimit të prokurorit Shefkiu ka marrë vendim që ish-policit që dyshohet për sulm në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në veri të vendit masa […]

Prizren: Deklarohet i pafajshëm ish-inspektori i sanitarisë, akuzohet për keqpërdorim të informatës zyrtare

Në Gjykatën Themelore në Prizren, ish- inspektori i sanitarisë në Prizren, Albrim Poniku, është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën për keqpërdorim të informatës zyrtare. “Jo nuk e pranoj, unë plotësisht e ndjej veten të pafajshëm, nuk e pranoj fajësinë”, ka thënë Poniku. Këtë deklarim, Poniku e ka bërë dje, pas leximit të aktakuzës nga […]

Arrestohet në Vërmicë gruaja pasi dyshohet se trafikonte njerëz dhe kërkohej nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Vërmicë e cila sipas policisë dyshohet për veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore”. E njëjta është ndalur në ndalim policor e më pas dërgohet në gjykatë. “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore, Prishtinë  lidhur me veprën ‘trafikim me qenie njerëzore’ është […]

Duda Balje i referohet Kosovës si ‘Kosovë e Metohi’ në televizionin boshnjak, kështu arsyetohet

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, i është referuar Republikës së Kosovës si “Kosovë e Metohi”, në një intervistë që ka dhënë për një televizion boshnjak. Pasi kjo pjesë e intervistës është shkëputur nga mediat, Balje ka kërkuar falje dhe ka thënë se ka qenë lapsus, duke u arsyetuar se emisioni ka qenë shumë […]

Ja kur pritet zhbllokimi i Aeroportit të Prishtinës

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se për pak minuta pritet të rikthehet funksionalizmi në Aeroportin e Prishtinës. Kjo pasi, aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” kishte pranuar një kërcënim me bombë  mëngjesin e sotëm. Kujtojmë se Njësitet policore me qen, kanë kryer inspektime, derisa Policia ka krijuar një perimetër të sigurisë ku nuk lejohet […]