11-07-2025

Uncategorized

Liberalizimi i vizave? Del agjenda e Këshillit Evropian

Këshilli Evropian ka bërë publike agjendën e takimit të 23 dhe 24 qershorit. Në pikat kryesore të publikuara, nuk është tema e liberalizimit të vizave për Kosovën, derisa përmendet çështja e anëtarësimit në BE për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Megjithatë gjasat që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të futet në rend dite për […]

Prizren: Vjedhje e rëndë te zyrat e Parkut të Sharrit, dikush vjedh bateritë e traktorëve

Një vjedhje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur para disa ditësh në Petrovë të Prizrenit, te zyrat e Parkut Nacional të Sharrit, por që është raportuar në Polici tek gjatë ditës së djeshme, me ç’rast janë marrë veprimet e nevojshme hetimore. Burimet brenda Prokurorisë thonë se në zyrat e Parkut janë vjedhur disa bateri të […]

Një 28-vjeçare nga Prizreni tenton t’i jap fund jetës pas mosmarrëveshjeve me bashkëshortin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Prizren, ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, pas një debati që kishte pasur me bashkëshortin e saj. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 28-vjeçare, e cila për të disatën herë po tenton të kryej vetëvrasje. Rasti i fundit, […]

Internet i shpejtë dhe i sigurt, sateliti i Elon Musk vendoset mbi Maqedoninë e Veriut

Tashmë edhe Maqedonia e Veriut do të ketë akses në internetin e ofruar nga satelitët Starlink të Elon Musk. Starlink i Elon Musk ofron internet me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të ulët në të gjithë botën. Lexo edhe: A ka deklarata të rrejshme nga aplikantët për drejtorë e zv/drejtorë shkollash në Prizren? “Starlink […]

Prizren: Lirohet nga spitali 16-vjeçari sirian që u plagos në Vërmicë, dërgohet në mbajtje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Vërmicë të Prizrenit, ku dy shtetas të Sirisë dyshohet se u qëlluan me armë zjarri nga disa persona. Sinjali raportoi se njëri nga ta ka arritur që të kërkojë ndihmë mjekësore, ndërsa tjetri u gjet pa shenja jete pas disa orësh […]

Balluku: Hekurudha Tiranë-Prishtinë brenda 4 viteve

Shqipëria dhe Kosova, në mbledhjen e përbashkët të mbajtur sot për dy qeveritë kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku si projekt me vlera të rëndësishme kombëtare, ka veçuar ndërtimin e hekurudhës që do të lidhë dy vendet, raporton Euronews.al Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Prishtinë do të krijojë mundësinë […]

Ambasada gjermane e ndryshon aplikimin për termin dhe vizë

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar, të hënën, se do të bëjë një ndryshim rreth termineve për vizë. Metoda e re, do të zbatohet nga muaji shtator, ndërsa ambasada pret që kjo të shkurtojë kohën për pajisje me një vizë Schengen. Mënyra e re tashmë aplikohet nga Ambasada tjera në Kosovë. Ky njoftim vjen […]

Kurti: Projekti hekurudhor Durrës-Prishtinë, ndër projektet më të mëdha të nënshkruara ndonjëherë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se projekti hekurudhor Durrës-Prishtinë, është ndër projektet më të mëdha të nënshkruara ndonjëherë. Kreu i ekzekutivit kosovar foli edhe për importin me Shqipërinë, për të cilin tha se është rritur më shumë se asnjëherë më parë. Këto deklarata Kurti i bëri gjatë një konference për media me kryeministrin […]

Prizren: U ofroi ryshfet policëve, arrestohet shqiptari në Vërmicë

Një shtetas i Shqipërisë ka përfunduar në pranga pasi i njëjti u ofroi ryshfet zyrtarëve policorë. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:15, në pikën kufitare në Vërmicë. Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është liruar, me vendim të prokurorit. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

Parashikimi i motit për sot

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-49 km/h. Temperaturat minimale do të luhaten prej 10 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C.