14-05-2025

Uncategorized

Vjedhje në Gjonaj të Hasit, hajnat ia vjedhin armën një personi

Një rast i vjedhjes është raportuar në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit. Referuar policisë, mbrëmë dyshohet se persona të panjohur ia kanë vjedhur një armë në banori të këtushëm në shtëpinë e tij, raporton Gazeta e Prizrenit. Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera për lagjen se ku ndodhi rasti, ndonëse dihet se Gjonaj […]

Njihuni me 49-vjeçarin nga Prishtina që voziti mbi 30 vite pa leje

Ismail Krasniqi nga fshati Grashticë i Prishtinës, vozit veturë nga mosha 13-vjeçare. Gjatë gjithë jetës së tij, ai ka vozitur pa patentë shoferi. Ai ka treguar për emisionin #Gjesi në T7  se për herë të parë është pajisur me leje të vozitjes këtë muaj. Thotë se ishin kushtet financiare që ia kanë pamundësuar ta marrë […]

Prizren: Paraburgim prizrenasit që ia vjedh prindit 150 euro dhe e kanosë

Përmes një komunikate, Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 19.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 19.02.2022, ndaj të pandehurit C.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat […]

Hovenier: Të arriturat e Kosovës përgjatë 13 viteve janë thjesht mrekulli, por ka ende punë për të bërë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka prezantuar një biografi të tij përmes një video mesazhi. Ai ka thënë se është i përulur nga besimi që presidenti Biden dhe sekretari Blinken i kanë dhënë për të udhëhequr misionin e ShBA-së në Kosovë, për të vazhduar punën e tij të rëndësishme në forcimin e lidhjeve tashmë […]

Shefi i Zyrës së Prokurimit në Prizren lirohet nga akuza për korrupsion

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim lirues për Isa Osmankaj, shef i Zyrës për Prokurim në Komunën e Prizrenit, i cili po akuzohej për korrupsion. Aktgjykimi u shpall të premten nga kryetarja e trupit gjykues Ajser Skenderi, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas arsyetimit të shkurtër të  kryetares së trupit gjykues, Ajser Skenderi, pas analizimit […]

Suharekë: Vjedhje e grabitje, policia identifikon të dyshuarit

Më 19.01.2022 , Policia në Suharekë, kishte pranua dy informata se në rrugët “Hajdin Berisha”, në Suharekë në një market nga arka janë vjedhur rreth 200 euro. Ndërsa në rrugën “Brigada 123” në Suharekë kishte ndodhur një vepër penale e grabitjes, ku i dyshuari me dhunë, nga xhepi, viktimës ka arritur t’i marrë një sasi […]

MPB njofton se cilat rrugë nuk mund të kalohen nëse nuk keni pajisjet dimërore

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pas reshjeve të borës në disa rrugë janë shfaqur vështirësi. Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, disa rrugë mund të kalohen vetëm me pajisjet dimërore. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të përditësuar në ora 08:04, magjistralja Fusha-Pajtimit-Glloboçicë, Gjilan-Muçibabë, Pejë-Kullë, Prishtinë-Mutivodë, Mitrovicë-bërnjak, Mitrovicë-Jarinije, […]

16 vjet nga vdekja e Ibrahim Rugovës

Sot, shënohet 16 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Në përvjetorin e 16-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe te varri i tij në Velani. Ndërkaq në ora 14:00 në […]

97 vite më parë Shqipëria është shpallur Republikë

Shpallja Republikë e Shqipërisë, për herë të parë në histori, ndodhi më 21 janar 1925, në 5-vjetorin e fillimit të Kongresit të Lushnjes. Ahmet Zogu thirri në Tiranë Asamblenë Kombëtare, mbi të cilën kontrolli i tij ishte thuajse i plotë, për të debatuar mbi miratimin e një kushtetute republikane. 62 nga 64 deputetë u bindën […]

Bora vazhdon të mbetet befasuese për Ministrinë e Infrastrukturës, autostrada “Arbër Xhaferi” në gjendje të tmerrshme!

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballen me probleme të shumta gjatë stinës së dimrit. Ndër to edhe me mos pastrimin e rrugëve nga bora. Gjatë natës së mbrëmshe reshjes e borës kishin mbuluar rrugët e Kosovës. Një lexues i IndeksOnline ka dërguar një video nga autostrada “Arbër Xhaferi” në segmentin Ferizaj-Shkup ku shihet se […]