12-09-2025

Uncategorized

Sulmoi fizikisht tri vajzat në Prishtinë, Prokuroria del me njoftim

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm ka njoftuar se pas veprimeve të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, është arrestuar dhe ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personi me inicialet L.V., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 të KPRK-së dhe […]

Ambasada Gjermane del me një njoftim për vizat e punës, lista e pritjes për terminet e tetorit hapet me 7 shtator

Më 1 janar 2021 në Gjermani ka hyrë në fuqinë e rregullimit të vijës dhe të ahstuquajturës “Rregullimi për Ballkanin Perëndimor (§ 26 paragrafi 2 Urdhëresa për Punësim) gjerman të punës. Kjo vazhdon të ketë vlerë për çdo vend të punës – pavarësisht kualifikimit të njohur. Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë ju duhet të keni […]

Ambasada Amerikane uron Kosovën për fitoren historike

Ambasada e Amerikës në Kosovë, ka uruar ekipin e Kombëtares së Kosovës për fitoren historike ndaj Gjeorgjisë. “Lojë e bukur dje! Urime ekipit të Kosovës për këtë fitore shumë të rëndësishme”, ka shkruajtur Ambasada Amerikane në Facebook. Ndryshe Dardanët në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, e kanë arritur fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për botëror.

Mësimi fillon me 13 shtator me prezencë fizike – 77% e mësimdhënësve e mbi 2 mijë nxënës janë vaksinuar

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, në një konferencë për medie ka njoftuar që kanë bërë të gjitha përgatitjet që vitit i ri shkollor të fillojë me prezence fizike me 13 shtator. Pupovci thotë se rekomandimet e fundit të ardhura nga OBSh-ja janë që shkollar mund të zhvillojnë mësimin me prezencë fizike. […]

Javë e zezë në Kosovë, 7 ditë, 170 viktima nga Covid-19!

Shtatë ditëshi i fundit ka qenë i rëndë për Kosovën. Plot 170 viktima janë regjistruar në vend, bazuar në shifrat e IKSHPK-së nga Covid-19. Dita e diel ka qenë më e zeza, ngase plot 36 viktima janë regjistruar në të dielën e 29 gushtit, shkruan Indeksonline. Shqetësues mbetet fakti që numri i të infektuarve vazhdon […]

Sfida me Gjeorgjinë: Mesfushori Rashkaj me thirrje motivuese për ish-bashkëlojtarët

Ish-futbollisti i ekipit kombëtar të Kosovës, Anel Rashkaj nga Hasi i Prizrenit e ka një porosi për futbollistët aktualë “Dardanë”. Mesfushori kualitativ e ka bërë një postim para ndeshjes së sontme të Verdhekaltërve ndaj Gjeorgjisë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022. Postimi:

Mbi 160 persona të moshës 10 deri në 19 vjeç të infektuar me Covid-19

32 persona kanë humbur jetën nga Covid gjatë 24 orëve të fundit ndërsa 1 mijë e 612 kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus në këtë interval kohor. 167 persona të moshës nga 10 deri në 19 vjeç kanë rezultuar poztivë. Ndërsa nga 20 deri 29 vjeç kanë rezultuar pozitivë 350 persona.      

Haradinaj i përgjigjet Abdixhikut: Jo 10, por vetëm 5 ditë fushatë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka pranuar një letër nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në lidhje me shkurtimin e fushatës zgjedhore. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se qëndrimi i AAK-së është që fushata […]

A do të shtyhen zgjedhjet lokale të 17 tetorit?

Shtyrja e zgjedhjeve lokale për shkak të përhapjes së Covid-19 nuk po shihet si opsion. Sipas njohësve të sistemit zgjedhor, fushata zgjedhore e cila është paraparë të fillojë më 16 shtator duhet të zhvillohet pa prani fizike për mes platformave online dhe videospoteve. Pak javë para se të fillojë zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të […]

Kujdes: Vendosni maskën, policët me rroba civile në terren!

Vazhdojnë angazhimet e zyrtarëve policorë në rroba civile, në realizim të planit operacional për zbatimin e masave ndaj pandemisë COVID-19. Të njëjtit do të kujdesen për zbatimin dhe respektimin e masave, përfshirë përdorimin e maskave nga ana e qytetarëve, respektimin e masës për vetë-izolimi të personave që nënshkruajn deklaratën nën betim për vetë-izolim si dhe […]