20-10-2025

Uncategorized

Malisheva me122 raste aktive me COVID-19

Komuna e Malishevës ka njoftuar se gjatë 24 orëve te fundit një person në territorin e saj është shëruar nga COVID-19, një ka vdekur si dhe janë regjistruar 5 raste të reja të infektuara. “Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga data 14 mars 2020, kur është regjistruar rasti i […]

AAK-ja ndryshon tre emrat e kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka zëvendësuar emrat e tre kandidatëve për deputetë të cilëve nuk i’u është lejuar kandidimi për shkak të problemeve me ligjin. Këtë e ka konfirmuar për KOHËN zyrtari për media i AAK-së, Kushtrim Xhemajli. “Po janë ndryshuar tre emra, por ende nuk i kam cilët janë ata”, ka thënë […]

Elezi: KQZ do të veprojë në përputhje me vendime të PZAP

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se KQZ do të veprojë sipas vendimit të PZAP-së. “KQZ ka pranuar vendimet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes të cilave vërtetohen vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. “Ju njoftoj se KQZ do të veprojë në përputhje me vendime të PZAP-së, pra do […]

Vetëvendosje thotë se do të ankohet në Supreme kundër vendimit të PZAP-së

Zyrtari ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, ka thënë se do të bëhet ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së për të moscertifikuar pesë kandidatë të VV-së, përfshirë edhe bartësin e listës Albin Kurti. Sallahu e ka quajtur anti-kushtetues vendimin e PZAP-së. “Brenda afatit ligjor do të bëjmë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit […]

Deklarohet i pafajshëm polici i akuzuar për rrahjen e dy personave në stacionin policorë në Malishevë

Zyrtari policor i akuzuar për tre vepra penale, Mehdi Hoxha, në seancën e mbajtur të martën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, është deklaruar i pafajshëm për veprat penale “keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike”, dhe “lëndim i lehtë trupor”. Pasi që me kërkesë të të akuzuarit Hoxha, aktakuza u […]

Haradinaj vizitë objekteve fetare në Prizren: Prijësit fetarë frymëzuan edhe gjeneratën e UÇK-së

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj ka vizituar  Prizrenin. Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se në Prizren ka vizituar sot Sheh Abdylkadrin. “Në Prizren kam vizituar sot Sheh Abdylkadrin, Sheh Abedinin, Sheh Hadrin dhe teqen e Melamive. Për kontribut të jashtzakonshëm në çështjen kombëtare, […]

Në Dragash, lisi bie mbi veturë

Rshjet e fundit dhe moti i lig kanë bërë që një lis të rrëzohej në fshatin Rapç të Dragashit. Lisi ka rënë mbi një veturë të tipit VV “Tiguan”. Për fatin e mirë kishte vetëm dëme materiale. Një nga banorët e Rapçit ka thënë për Indeksonlinen se lisi është rrëzuar nga shkarjet e dheut./Indeksonline/

Nesër PZAP merr vendim për 9 partitë politike

Të martën nëntë parti politike që kanë dorëzuar apelin në PZAP kanë do të kuptojnë se cili do të jetë vendimi i këtij institucioni të pavarur prej 10 anëtarësh. Gjyqtarët e këtij paneli kanë vazhduar trajtimin e apeleve gjatë ditës derisa afati për vendim përfundon nesër. Ky proces për PZAP’në vjen pas moscertifikimit nga KQZ’ja […]

160 ushtarë gjermanë të infektuar me koronavirus, 18 nga këta në Kosovë

Më shumë se 160 ushtarë gjermanë janë infektuar me COVID-19, në misionet jashtë vendit. Sipas njoftimit nga Bundeswehr, shumica e rasteve janë në Afrikën Perëndimore dhe Kosovë. 71 janë prekur nga koronavirusi në Mali, 22 në Nigeri, 18 në Kosovë, 17 në Irak, 11 në Afganistan, tetë në Lituani dhe dy në Liban. Siç njoftohet […]

VV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Likajt dhe dy zyrtarëve të MASH-it

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale një kallëzim penal ndaj ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe dy zyrtarëve të kësaj ministrie, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Sipas njoftimit nga Lëvizja Vetëvendosje, me datë 09 nëntor 2020, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, […]