10-03-2026

Uncategorized

Parashikimi i motit për të shtunën, 21.02.

Të shtunën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe lokalisht pritet të ketë reshje të pakta shiu e bore, sidomos në orët e mëngjesit. Temperaturat minimale do të luhaten prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 7°C./MK

Prizren: Shtylla elektrike rrëzohet, banorët pa energji prej dje – komuna nuk reagon

Një shtyllë elektrike ka rënë në rrugën “Samedin Emini” në Prizren, duke bllokuar një pjesë të lagjes dhe lënë banorët pa energji elektrike që nga dje në orën 16:00. Banorët tregojnë për Sinjalin se kanë kontaktuar KEDS-in për të zgjidhur problemin, por nuk kanë marrë përgjigje konkrete për ndihmë. “Jemi bllokuar që nga dje, kemi […]

E inskenoi grabitjen për 1.400 euro, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull nga fshati Llazicë, i cili inskenoi një grabitje për të përvetësuar 1,400 euro. Pas hetimeve, u konstatua se rasti nuk kishte ndodhur dhe i dyshuari ka pranuar veprimin, duke treguar vendin ku i kishte fshehur paratë. Mjetet financiare u kthyen tek pala përkatëse, ndërsa ndaj të dyshuarit është […]

Tragjedi familjare – gruaja e pla*gosur me armën e bashkëshortit polic ndërron jetë në spital

Një ngjarje tejet tragjike ka tronditur opinionin publik, ku një grua ka humbur jetën pasi ishte plagosur me armën zyrtare të bashkëshortit të saj, zyrtar policor. Burime të sigurta bëjnë të ditur për Sinjalin se viktima ishte dërguar fillimisht për trajtim mjekësor, por përkundër përpjekjeve të stafit shëndetësor, ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve […]

Prizren: Arrestohen dy persona me sasi të konsiderueshme të nar*koti*këve

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim dhe trafikim të substancave narkotike. Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se gjatë një aksioni policor është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike, ndërsa dy të dyshuarit janë shoqëruar në […]

21 vjet burgim për Eduard Ibrahimin për vrasjen e një të mituri

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim për rastin e vrasjes së të miturit L.B., duke dënuar Eduard Ibrahimin me gjithsej 21 vjet burgim. Ai u dënua me 20 vjet për veprën penale vrasje dhe 1 vit e 6 muaj për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, Përparim Ibrahimi u dënua me 11 muaj burgim dhe 1 […]

Rexhepi: Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e aktivistit boshnjak më 2010

Deputetja boshnjake Emilia Rexhepi ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e aktivistit boshnjak Shefko Salkoviq më 2010 në Leposaviq. Rexhepi, e cila është deputete e Partisë së Re Demokratike, tha se 16 vjet pas vrasjes, ky hap tregon se shteti i Kosovës nuk i harron viktimat dhe strukturat kriminale. “Pas 16 […]

Murati e rithekson: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjent

Ministri i Financave nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati, deklaroi gjatë seancës plenare ku po shqyrtohet Projektbuxheti 2026 se ky buxhet është i përkohshëm dhe emergjent. Murati tha se gjatë ditës së djeshme në komision janë shqyrtuar të gjitha amendamentet, duke rikujtuar edhe njëherë se miratimi i këtij buxheti është urgjent. “Gjatë ditës së djeshme në […]

Lokalizohet 14-vjeçarja e zhdukur nga Rahoveci, u shpall e zhdukur nga nëntori 2025

Pas tre muajsh, Alisiana B. Shala, 14 vjeçare, nga komuna e Rahovecit, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga nëntori i vitit 2025, është gjetur dhe është në gjendje të sigurt. Policia ka bërë të ditur se pas publikimit më 18 shkurt të kërkesës për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, “personi i raportuar si i […]

Dy kosovarë ekstradohen nga Gjermania, këto janë veprat për të cilat dyshohen

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e dy të kërkuarve me letër rreshtim ndërkombëtar. Ekstradimet u realizuan me datat 17 dhe 19 shkurt 2026, pasi që të dyshuarit ishin arrestuar nga […]