12-01-2026

Uncategorized

Ky është zyrtari policor i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Vërmicë – IPK rekomandoi suspendimin

Një zyrtar policor  dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë Siç raporton Gazeta Sinjali dyshohet se ai është Ylber Kastrati. Sipas njoftimit zyrtar të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), hetimet ndaj tij kanë nisur mbi dyshimet se ka kryer veprën penale të “Keqpërdorimit të autoritetit zyrtar”, duke verifikuar në mënyrë të […]

Arrest shtëpiak për ish-zyrtarët komunalë “për keqpërdorim të detyrës” në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një muaj ndaj katër ish-zyrtarëve të Komunës së Gjakovës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Gjatë viteve 2018 dhe 2019, këta ish-zyrtarë kanë lejuar dhe miratuar parcelime të paligjshme të pronave publike në favor të palëve […]

Kurorëzohet në Katedrale vajza e ish-presidentit Rugova

Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, është kurorëzuar sot në Katedralen e Prishtinës me Agron Xheloshajn, djalin e politikanit shqiptar nga Mali i Zi, Nik Xheloshaj. Të ftuarit janë mbledhur në këtë ceremoni solemne për të marrë pjesë në momentin e rëndësishëm të jetës së çiftit.

FSK-ja mbështet Policinë e Kosovës

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnimin Taktikat me Njësi të Vogla ( TTNJV), që është realizuar nga instruktorët e FSK-së dhe me pjesëmarrjen e 4 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Gjatë këtij trajnimi intensiv dhe sfidues, pjesëmarrësit janë trajnuar dhe përgatitur me shkathtësi profesionale në fushën e këmbësorisë, […]

Rama mbështet Thaçin pas deklaratës: Shumë e vërtetë Komandant

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur mbështetje të fuqishme për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet nga Gjykata Speciale në Hagë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ripostuar një deklaratë të Thaçit ku thuhet: “Unë jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht”. Në mbështetje të […]

Zhduket 18-vjeçarja në Suharekë – Gjendet pas tre ditësh në banesën e gjyshit

Një rast i raportuar si person i zhdukur në Suharekë, për fat të mirë ka përfunduar pa pasoja. Burime të sigurta të Gazetes Sinjali bëjnë me dije se A.J. rreth 18-vjeçare ishte raportuar si e zhdukur më 21 korrik 2025, rreth orës 11:30, nga gjyshi i saj, D. J. rreth 73-vjeçar, pasi nuk kishte asnjë informacion […]

Prizren: Gjendet pas dy muajve, femra e raportuar si e zhdukur

Policia e Kosovës ka arritur të lokalizojë dhe të kthejë në shtëpi një femër 32-vjeçare nga fshati Reqan i Prizrenit, e cila ishte raportuar si e zhdukur para disa ditësh, me sqarimin se ishte larguar nga shtëpia para dy muajsh dhe nuk dihej për vendndodhjen e saj. Sipas informacioneve nga familjarët, gruaja kishte probleme të […]

Parashikimi i motit për të premten, 25.07.

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore. Gradualisht, pritet të shtrihen apo të depërtojnë edhe koncentrime të pluhurit saharian, duke ndikuar në cilësinë e ajrit dhe mundësisht në dukshmërinë horizontale. Era do të fryjë […]

Kosova në prag të historisë! Ja kur pritet thyerja e rekordit të të gjitha kohërave, temperatura deri në 43- 44°C

Masat e nxehta dhe të fuqishme ajrore me origjinë nga Afrika Veriore janë fuqizuar sot më tej, duke ngritur vlerat maksimale deri në 39°C. Këto masa pritet të intensifikohen edhe më shumë gjatë ditës së premte dhe sidomos të shtunën, kur temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 43 apo 44°C – duke thyer rekordin absolut të temperaturës më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Kosovë. Deri […]

Hajni kapet ‘mat’ nga kamera e veturës teksa vjedh me doreza, pronari denoncon rastin në polici

Një rast i pazakontë i tentim-vjedhjes është raportuar në fshatin Grackë të komunës së Lipjanit, ku një person është kapur nga kamerat e sigurisë teksa po tentonte të vidhte në një veturë të parkuar. Indeksonline ka siguruar pamjet e momentit kur hajni ka thyer xhamin e veturës dhe ka vjedhur një çantë me dokumenta. Lidhur […]