26-11-2025

Uncategorized

26 vjet nga Masa*kra në Korishë të Prizrenit

Sot bëhen 26 vjet nga masakra në Korishë të Prizrenit. Më 13 maj 1999, u krye masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullatën e kësaj ane dhe fshatrave përreth, duke vrarë 77 prej tyre. Portali Gazeta e Prizrenit, kohë më parë ka publikuar një shkrim kushtuar kësaj ngjarje të cilin mund ta lexoni […]

Reagimet në Prizren: Aderimet e VV-së, as nga LDK-ja, as nga Zhuri (VIDEO)

Vetëvendosje u mburr se ka marr  aktivistë të Lidhjes Demokratike në Zhur. Mirëpo, kjo po mohohet nga nëndega e kësaj partie, njofton Klan Kosova. Ata po thonë se disa kurrë nuk kanë qenë LDK-së, e disa të tjerë nuk ishin aktivë me vite.

Dështon edhe seanca e 15-të, e radhës mbahet të enjten

Dështoi edhe sot. Seanca e 15-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës të martën, edhe një herë dështoi pa formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Deputetët u mblodhën për rreth pesë minuta për një tjetër dështim. Pro votuan 56, kundër një. Seanca e ardhshme do të mbahet më 15 maj […]

Vjedhjet e targave rikthehen në Prishtinë – Banorët të shqetësuar

Vjedhja e targave të veturave është shndërruar në një dukuri serioze dhe shqetësuese në të gjitha qytetet e Kosovës Pas një periudhe qetësie, dukuria e vjedhjes së targave të automjeteve po rikthehet sërish në lagjet e kryeqytetit. Banorët raportojnë raste të njëpasnjëshme, ndërsa ndihen të pambrojtur dhe të injoruar nga institucionet përkatëse. Burime të Sinjalit nga banorët […]

Parashikimi i motit për të martën, 13.05.

Të martën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit si dhe në mëngjes të ketë reshje të pakta lokale shiu. Dita do të vijojë me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa në zonat malore pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht në perëndim të vendit. Era do të fryjë nga veriu, e cila […]

Google sjell hyrjen pa fjalëkalim në Android

Google ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt eliminimit të fjalëkalimeve duke sjellë në Android funksionin e ri “krijim automatik i fjalëkalimit”, i cili lejon përdoruesit të hyjnë në llogaritë e tyre pa pasur nevojë të shkruajnë fjalëkalime tradicionale. Funksioni është pjesë e teknologjisë Passkey, e cila tashmë po bëhet gjithnjë e më popullore për […]

Serbi Pleskoviq i akuzuar për kri*me lufte në Prizren”, dëshmitari tha se e pa me uniformë e të armatosur pranë qendrës

Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Millosh Pleskoviq, u dëgjua dëshmitari anonim “F1”, i cili deklaroi se të akuzuarin e njeh që nga koha e luftës dhe se e kishte parë të uniformuar e të armatosur pranë qendrës së Prizrenit. Pleskoviq po akuzohet se gjatë […]

Kryesuesi i KGJK-së: Kemi prioritizuar rastet e gazetarëve, dënimet janë të ulëta

Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) tha se gjyqësori ka prioritizuar rastet e gazetarëve, megjithatë sipas tij politika ndëshkimore në penale është e butë. Duke folur për raportin e Reporterëve pa Kufij lidhur me indeksin botëror të lirisë së shtypit, në të cilin Kosova është ranguar në pozitën e 99-të, Zogaj tha […]

Berisha ironizon me kandidaturën e Haxhiut: Nesër Dylbere Fatimja, epizoda e 15

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka ironizuar me insistimin e VV-së që Albulena Haxhiu të jetë sërish kandidate e tyre për kryeparlamentare. Ai madje në facebook, ka përdorur frazën e njohur ”Dylbere Fatimja”, duke i atribuuar këtë emër Haxhiut, për tentativën e saj për t’u bërë kryetare e Kuvendit të Ksoovës, ne […]

Kërkohet ndihma e qytetarëve për ndalimin e një të dyshuari për vjedhje të veturës

Policia ka lëshuar një njoftim urgjent për ndihmë publike, në përpjekje për të lokalizuar dhe ndaluar një person që dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjes së veturës, dhe që aktualisht mund të përbëjë rrezik në qarkullim rrugor. Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 13:37, është raportuar se personi i identifikuar si Shqiprim Llugagjiu është […]