15-03-2026

Uncategorized

Tërmet në Shqipëri

Një termet është shënuar para disa minutash në Shqipëri. Epiqendra e këtij tërmeti është në Qarkun e Fierit. Magnituda e tërmetit është 4.38 Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar Shqipëria ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm nga i cili u shënuan mbi 50 viktima e qindra të lënduar.

Mjeku prizrenas tregon pamjet e mushkërive të pacientëve me COVID-19

Radiologu në Spitalin Rajonal të Prizrenit, Sylejman Krasniqi tregon pamjet e mushkërive të pacientëve me pneumoni virale. Krasniqi më anë të një shkrimi në Facebook, thotë se virusi COVID-19 ekziston dhe se situata nuk është e mirë. “Për te gjithë ata që maskat i kane veç si dekorim, për ata që distancën sociale e kanë […]

“Fuqia infektuese e koronavirusit është 10-fishuar”

Një ekspert spanjoll ka paralajmëruar se koronavirusi ka ndryshuar dhe tani aftësia e tij infektuese është rritur disa herë. Javier Cabo, doktor i kirurgjisë kardiovaskulare, në një intervistë për “El Progreso de Lugo”, është shprehur se “që nga fundi i shkurtit, virusi ka pësuar mutacion”. “70% i gjenomit të virusit ka ndryshuar dhe aktualisht fuqia […]

Dy vjet pa Adem Demaçin

Sot bëhen dy vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës. Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa më 26 korrik të vitit 2018 ndërroi jetë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e […]

96 vjet nga vdekja e luftëtarit Azem Galica

Azem Bejtë Galica ka lindur më 10 dhjetor 1889 dhe ndërroi jetw më 26 korrik të vitit 1924, nga plagët e marra në luftimet e përgjakshme të korrikut 1924, për mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës. Azem Bejta ishte luftëtar i shquar për çlirim e bashkim kombëtar, organizator i lëvizjes së armatosur në Kosovë […]

Vdes një 32-vjeçar në Spitalin e Pejës, po priste rezultatin e testit për COVID-19

Një 32-vjeçar ka vdekur mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, viktima kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese, ka njoftuar spitali. Siç thuhet në njoftim, 32-vjeçari ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat. “Një pacient i moshës 32 vjeçare nga Komuna e Pejës i shoqëruar edhe me sëmundje tjetër […]

Prizreni prin për numrin e kurorëzimeve bashkëshortore vitin e kaluar

Në Kosovë gjatë vitit kaluar janë kurorëzuar 17.577 çifte-bashkëshortore. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë 2019” në të cilën thuhet se të kurorëzuar sipas përkatësisë etnike: shqiptare janë 95.5% femra dhe 96.7% meshkuj; serbe janë 0.5% femra dhe 0.5% meshkuj; turke 0.4% femra dhe 0.5% meshkuj; boshnjake janë […]

Flenë ditën, rrinë zgjuar natën: Problemet e gjumit te adoleshentët, çfarë thonë psikologët

Shumë prindër adoleshentësh ankohen këtë periudhë, se fëmijëve të tyre, ju është prishur totalisht regjimi. Flenë gjithë ditën dhe rrinë zgjuar gjithë natën. Bruna Laboviti, Psikologe Klinike: Po, e kemi hasur këtë problem. Ne ju sugjerojmë prindërve, që është një periudhë kalimtare, e shkaktuar nga Kovidi, mësimi online, fokusi më i madh te celularët, lojërat […]

Dy ditët e ardhshme mot i ndryshueshëm

Dita e diell do të fillojë me mot me diell dhe vranësira të paqëndrueshme të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale mbesin të ngjashme me ditët paraprake por në vlerat e maksimaleve parashihen ulje për 2-4 gradë Celsius. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, […]

Hoti: S’kemi ku t’i shtrojmë njerëzit në spitale, s’do të ketë më tolerancë për ata që nuk i zbatojnë masat

Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit të komitetit për vlerësimin e situatës me koronavirus tha se tri masat e detyrueshme janë mbajtja e maskave, mbajtja e distancës dhe higjiena personale. Kryeministri paralajmëroi se s’do të ketë falje për askënd që s’i zbaton këto duke thënë se inspektorët dhe policët do të jenë në çdo rrugë, lagje […]