08-11-2025

Uncategorized

Parashikimi i motit për të mërkurën, 22.10.

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu, të cilat në momente dhe zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C./MK

Selmanaj pas numërimit të votave: Rezultatet treguan se gara në Prizren ishte e pabarabartë – Ky nuk është fundi, por vetëm fillimi

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka reaguar disa ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, në të cilat partia e tij doli e treta me 10.49% të votave, përkatësisht 6,676 vota. Në një reagim drejtuar qytetarëve të Prizrenit dhe simpatizantëve të LDK-së, Selmanaj ka falënderuar […]

Vajza sulmohet nga ariu në Mamushë, shpëton në momentin e fundit

Në komunën e Mamushës në Kosovë, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë mëngjes. Një ari u shfaq në orët e hershme, në një zonë ku nuk është parë ndonjëherë një kafshë e tillë. Përmes kamerave të sigurisë shihet se rreth orës 07:30, një vajzë 22-vjeçare, e cila ishte duke dalë nga shtëpia për të […]

Shkencëtarët: TikTok po tkurr trurin dhe shkatërron përqendrimin

Një studim i ri ka tronditur rrjetet sociale: përdorimi i shpeshtë i TikTok mund të ndryshojë fizikisht trurin e njeriut. Skanimet e trurit kanë treguar se përdoruesit e varur nga TikTok kanë zona të fryra në pjesët që lidhen me shpërblimin dhe emocionet, të ngjashme me ato të të varurve nga kokaina. Ekspertët paralajmërojnë se […]

Mediumi zviceran: Si “Vëllezërit e Gjenevës” transferuan para në Kosovë për të korruptuar prokurorë

Një hetim i zhvilluar për më shumë se shtatë vjet në Zvicër ka zbuluar një skandal të ri që trondit drejtësinë kosovare dhe shtron pyetje serioze për sigurinë kombëtare të vendit. Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Federale e Zvicrës, një grup islamist i quajtur “Vëllezërit e Gjenevës”, i lidhur me organizatën terroriste Shteti Islamik […]

Kapen nga kamerat e sigurisë, gjobat dorëzohen në shtëpi përmes Postës, Suhareka fillon e para

Policia e Kosovës , edhe Drejtoria Rajonale në Prizren, edhe më herët ka njoftuar se shpërndarja e gjobave për kundërvajtësit në komunikacion do të bëhet edhe përmes Postës së Kosovës. Konkretisht, Stacioni Policor në Suharekë këtë javë ka filluar dërgimin e gjobave përmes postës për ata që kanë kryer kundërvajtje. Është me rëndësi të theksohet […]

Ngjarja në Prizren ku u the*rën me thikë nëna dhe e bija 12-vjeçare dyshohet se ndodhi për motive xhelozie

Gjykata Themelore në Prizren më 18 tetor 2025 ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh Bashkim Gashit, i dyshuar se me thikë 13 centimetra ka sulmuar gruan e tij dhe vajzën e saj 12-vjeçare në Prizren, duke iu shkaktuar lëndime të rënda. “Betimi për Drejtësi” ka siguruar vendimin e Gjykatës, në […]

Arrestohet zyrtari i shtetit, dyshohet se u ndihmoi kompanive të fitojnë tenderë në vlerë mbi 8.8 milionë euro

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka njoftuar përmes një komunikate për media se zhvilluar një hetim lidhur me dyshimet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” në procedurat e tenderëve publikë. Policia njofton se gjatë hetimeve janë siguruar prova dhe informata që mundësojnë dyshimin se një zyrtar […]

Në Hajvali gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin tre personave të zhdukur gjatë luftës

Njësitet policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë kanë zhvilluar gërmime në varrezat e fshatit Hajvali, në Prishtinë. Gërmimet u bënë në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe kanë rezultuar me […]

Prizrenasi arrestohet për dhu*në ndaj babait, su*lmon policët dhe dëmton zyrën e stacionit policor

Një person në Prizren është arrestuar pasi që i kishte shkaktuar dhunë psiqike babait të tij. Gjatë prangosjes, i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari edhe në stacion policor ka demoluar dhe dëmtuar orenditë e zyrës.