13-01-2026

Uncategorized

Publikohen të dhënat për qytetet më të vizituara, ja shifrat për Prizren

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për hotelieri dhe turizëm. Sipas ASK-së në vitin 2024 numri i vizitorëve vendor dhe të huaj ishte 6980 68, prej tyre 39,3% ishin vendorë dhe 60,6% ishin të jashtëm. “Në vitin 2024, numri i vizitorëve vendorë është rritur për 4,2% në raport me vitin 2023, kurse […]

Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar xhudisten Laura Fazliun, e cila i solli Kosovën edhe një medalje botërore, atë të bronztën në një garë të jashtëzakonshme. Osmani tha se Fazliu ka treguar forcën e sportit dhe vajzave të Kosovës që nuk ndalen kurrë. “Me përkushtim dhe talent të jashtëzakonshëm, Laura ka treguar forcën […]

Ujësjellësit i Prizrenit paralajmëron aksion ndaj kyçjeve ilegale dhe borxhlinjve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a. ka njoftuar se më 17 qershor 2025, duke filluar nga ora 09:00, do të zhvillojë një aksion të organizuar për shkyçjen e konsumatorëve të kyçur ilegalisht në rrjetin e ujësjellësit Kjo do aplikohet edhe ndaj atyre që kanë borxhe të pashlyera për një periudhë të gjatë kohore.

Identifikohet gruaja që u gjet pa shenja jete në Prishtinë – Mjekët konstatuan shenja dhune

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të së hënës në kryeqytet, ku një grua u gjet pa ndjenja në një nga rrugët e qendrës së Prishtinës dhe më pas ndërroi jetë në QKUK. Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është Diana Quni, 27 vjeçar nga Gjakova, e cila jetonte e vetme në një banesë […]

OVL- UÇK në Pejë shpall nismën për pastrimin e listave të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,Dega në Pejë ka shpallur nismën për pastrimin e listave të luftëtarëve në komunën e Pejës. Kjo nismë vjen me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit të qytetit të Pejës. “Me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit të qytetit të Pejës, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë […]

LVV-ja në Prizren mirëpret hetimet për keqpërdorime në ndërtim, kërkon hetime edhe ndaj kryetarit Totaj dhe zyrtarëve tjerë

Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra në Prizren, ka reaguar sot lidhur me hetimet që kanë nisur ndaj shkeljeve ligjore dhe keqpërdorimeve në sektorin e ndërtimit në Komunën e Prizrenit. Në fokus të hetimeve është një objekt ndërtimi në pronësi të vëllait të Nehat Elshanit, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës, z. Shaqir Totaj. VV njofton se […]

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit rrisin çmimet e naftës në Kosovë

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Bernjani, ka njoftuar se çmimet e naftës në vend po rriten për shkak të tensioneve të vazhdueshme ndërmjet Izraelit dhe Iranit, duke shkaktuar frikë për mundësinë e ndërprerjes së furnizimit me karburante. Në një postim në Facebook, Bernjani tha se tensionet në Lindjen e Mesme kanë ndikuar […]

Ndërroi jetë pjesëtari i FSK-së nga Malisheva

Ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë Sabit Rexhep Mazreku, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai ishte Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe Rreshter i Klasit të Parë. Sipas njoftimit nga FSK-ja, homazhet nga njësitë e FSK-së do të mbahen në Kazermën “Evropianët e rinj ” në Pomozotin, sot […]

Parashikimi i motit për të hënën, 16.06.

Të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-28 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 32°C. Vlerat më të ulëta do të regjistrohen në Rrafshin e Kosovës. /MK

Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati:Vendimi është paragjykues

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka refuzuar kërkesat për lirimin e përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit derisa ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për Hashim Thaçin, pasi Thaçi nuk ka bërë kërkesë për lirim të përkohshëm. Refuzimin për lirim të përkohshëm, ai trup gjykues e ka bazuar në […]