08-11-2025

Uncategorized

Instruktorja e auto-shkollës gjobitet pasi kandidatja përdori telefonin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar për kundërvajtje në trafik instruktoren e një autoshkolle në Ferizaj, pasi kandidati të cilës po ia mësonte ngasjen është kapur me telefon në dorë. Sipas njoftimit të Policisë, instruktorja mban përgjegjësi për veprimet e kandidatit gjatë ushtrimeve. “Gjatë lëvizjes, kandidatja është kapur në flagrancë duke përdorur telefonin […]

Parashikimi i motit për të martën, 21.10.

Të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell. Në orët e mëngjesit pritet lokalisht të ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C./MK

Ja kur do të kalojmë në orën e dimrit

Ora e dimrit në pjesën më të madhe të Evropës fillon natën midis të shtunës dhe të dielës, më 25 dhe 26 tetor 2025. Ora e saktë kur akrepat lëvizin një orë prapa është ora 03:00 e mëngjesit. Pra, kemi një orë “më shumë” për të fjetur. Me kthimin në kohën e dimrit, dielli do […]

Lëvizje të çmimit global të naftës 

Çmimet e naftës ranë nën 61 dollarë në tregjet ndërkombëtare sot. Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte 72 cent më i ulët se në mbyllje të tregtimit në fund të javës së kaluar, në 60.57 dollarë. Në tregun amerikan, një fuçi u tregtua 66 cent më poshtë, në 56.88 dollarë. […]

“Ia bëjmë sikur kur ishim të rinj”, “Ndahesh si ato pulat e lagëta”, Kadri Kryeziu e Bardhyl Mahmuti të gatshëm edhe për konflikt fizik

Reagime të ashpëra kanë shpërthyer mes ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, dhe ish-përfaqësuesit politik të UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, duke përfshirë akuza, kundërakuza dhe aludime për përplasje fizike. Kadri Kryeziu në një postim të 7 shtatorit 2025 pretendon se ai ka qenë pjesë e grupit organizator të demonstratave studentore të 11 marsit 1981, duke sfiduar […]

10 vjeçari dorëzon në polici portofolin me mbi 1 mijë euro

Policia e Kosovës njofton se më datën 20.10.2025, rreth orës 16:00, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur qytetari N.Dashi së bashku me djalin e tij 10-vjeçar, E.D., nga Ferizaj, të cilët kanë dorëzuar një portofol të gjetur në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj. “Në portofol janë gjetur dokumente personale, si dhe 1130 euro, 20 […]

Prizren: Një polic u arrestua nga IPK, për dhunë në familje

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Prizren, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”. Burime të Gazeta Sinjali bëjnë të ditur se i arrestuari është K. I. Sipas njoftimit të IPK-së, “IPK kishte pranuar informacione dje në orët e pasdites lidhur me dyshimin se një zyrtar policor […]

Avullohen afro 25 mijë euro nga banesa në Shtime – dyshohet për vjedhje nga brenda

Një rast i pazakontë vjedhjeje së rëndë është raportuar në rrugën “14 Dhjetori” në Shtime, ku një qytetar ka njoftuar policinë se i janë “avulluar” 24 mijë e 800 euro nga banesa e tij, pa asnjë shenjë depërtimi. Sipas burimeve të sigurta, ankuesi Sh.N rreth 65-vjeçar ka deklaruar se paratë i kishte ruajtur në një […]

Mbyllet për publikun seanca në rastin Banjska

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka vendosur që ta mbyllë për publikun seancën në rastin e sulmit terrorist në Banjskë shkaku i mbrojtjes së dëshmitarit të mbrojtur A2. Prokurori Naim Abazi propozoi që seanca të mbyllet për publikun për dëgjimin e dëshmitarit A2. Tha se kjo mbështetet edhe në dispozita e Kodit të […]

Gjendet pa shenja jete një grua nga Gjermania në Shtërpcë

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së dielës në Liqenin e Jazhinces në Shtërpcë, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje. Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Sinjali, rasti është zbuluar nga Klubi Alpinist “Gjilani”, i cili ka njoftuar policinë për trupin e një femre të pajetë në një zonë të thellë malore, […]