17-09-2025

Uncategorized

Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se e vrau Bekim Varin në mënyrë mizore

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për F.L., nga fshati Pleshinë e Ulët, i cili dyshohet për vrasjen e Bekim Varit, i cili fillimisht ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij më 29 janar. Trupi i tij ishte gjetur dje në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajt. […]

Mbi 2.300 tiketa trafiku shqiptohen për 24 orë

Dy mijë e 385 tiketa trafiku janë shqiptuar nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kohore bëhet e ditur se kanë ndodhur 36 aksidente trafiku me dëme materiale, ndërsa 15 aksidente me të lënduar.

Goditet grupi kriminal që falsifikonte dokumente, të arrestuarit nga Kosova e Shqipëria

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona nga Kosova dhe Shqipëria si të dyshuar për falsifikim të dokumenteve. Po ashtu janë sekuestruar 15 dokumente të huaja dhe shqiptare që dyshohet se janë false. “Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, K. G., […]

Paraqiten dokumente të falsifikuara, arrestohen 4 shtetas turq në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 5 shkurt në Aeroportin e Prishtinës, rreth orës 15:48, janë arrestuar katër shtetas të Turqisë, me dyshimn se kanë prezentuar dokumente të leje qëndrimit të falsifikuar. “Aeroporti i Prishtinës 05.02.2025-15:48. Në katër raste të ndara me datën, lokacionin dhe kohën e lartcekur janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas […]

Aksidentohet autobusi i kompanisë kosovare në Kroaci

Autobusi i kompanisë nga Kosova “Harea Travel” ka dalë jashtë rrugës në autostradën afër Donja Zdençinës në Kroaci të mërkurën në mbrëmje, por për fat të mirë, pa lëndime të rënda në njerëz, raporton “24sata.hr”. Autobusi doli jashtë rrugës pasi shoferi humbi kontrollin e timonit. Në autobus ishin 26 pasagjerë dhe dy shoferë. Dy prej […]

Parashikimi i motit për të enjten – 06.02.

Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Acar i fortë në orët e mëngjesit. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-31 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -7 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 9°C.

“Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit”, Jozi reagon me një video

Banori i përjashtuar i Big Brother VIP Albania, Jozi, i cili u skualifikua për shkak të gjuhës denigruese të përdorur ndaj Gjestit, ka reaguar për herë të parë. Në një video të postuar në Instagram, ai u ka kërkuar falje publike shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit për gjuhën e përdorur. Ai tha se […]

Ndalesa nga Specialja: Kadri Veselit s’i lejohen as përshëndetjet nga fëmijët

Ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë nuk i janë lejuar as përshëndetjet nga fëmijët. Meqë as “Luli” e as 10-shi i luftës nuk akuzohen për tentim pengimi të administrimit të drejtësisë, sikur Hashim Thaçi, 2 nga 3-shja të cilës iu vendosën masa të rrepta mbikëqyrje në paraburgim, kërkojnë […]

Vetëvendosje mbajti tubimin përmbyllës të fushatës në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje, sonte mbajti tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet parlamentare, në Prizren. Lideri Albin Kurti, tha para anëtarëve dhe simpatizantëve në sheshin Shatërvan, se në katër vitet e qeverisjes së deritanishme, janë bërë arritje duke rritur dukshëm buxhetin dhe mundësuar ngritjen e numrit të të punësuarve, zvogëlimin e varfërisë si dhe shtrimin e sovranitetit […]

“Mos u mashtroni nga Kurti se është i afërt me SHBA”, djali i Presidentit Trump e shpërndan postimin e Grenell

Djali i presidentit amerikan, Donald Trump Jr, e ka rishpërndarë postimin që emisari për Misione të Posaçme, Richard Grenell, e ka bërë dy ditë më parë në lidhje me qëndrimin e Qeverisë Kurti. Richard Grenell, i dërguari special i ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka adresuar kritika të ashpra ndaj kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, duke […]