06-02-2026

Uncategorized

Parashikimi i motit për të shtunën, 24.05.

Të shtunën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku lokalisht mund të jenë intensive. Reshjet më të pakta pritet të jenë në zonat perëndimore, veriperëndimore dhe veriore, ndërsa më të theksuara në jug, juglindje dhe lindje. Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të […]

Falsifikim parash në Prizren – depozitohen para të dyshuara në bankë

Një rast i falsifikimit të parasë është hapur në Prizren pas raportimit të një zyrtareje të bankës TEB, e cila ka identifikuar kartëmonedha dhe monedha të dyshuara si të falsifikuara, raporton Gazeta Sinjali. Burime brenda bankës bëjnë me dije se F.B, e punësuar në bankën TEB në Prizren, është detyruar për t’u paraqitur në stacionin […]

Dua Lipa kërkon mbi tre milionë dollarë për të performuar për Galatasaray

Pas shpalljes kampion për herë të 25-të në Superligën turke, Galatasaray kishte planifikuar një festë madhështore për tifozët dhe historinë e klubit. Sipas raportimeve nga media turke, klubi kishte synuar të ftonte superyllin e muzikës pop, Dua Lipa, për të performuar në ceremoninë festive. Këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, thuhet se kërkoi […]

Maturantët serbë në veri dolën për festë në shesh, dikush ia bën shqiponjën – ndërhyn policia

Politikani serb, Aleksandar Arsinijeviq, ka publikuar një video nga sheshi “Car Lazar” në Mitrovicën e Veriut ku pretendon se disa maturantë të komunitetit serb janë provokuar nga një person që ka bërë simbolin e shqiponjës në drejtim të tyre. Në video shihet se Policia e Kosovës ka intervenuar duke kërkuar që të mos ketë provokime. […]

Në rastin e vdekjes së disenjatorit Festim Isufi, autoritetet kanë gjetur dy thika

Gazeta Insajderi, ka mësuar detaje nga ngjarja tragjike e 9 majit, ku u gjet i vdekur disenjatori i njohur Festim Isufi, në banesën e tij në “Rrugën B”, në Prishtinë. Përveç tij, e lënduar nga ngjarja ka mbetur edhe bashkëshortja e tij, Rina Maloku-Isufi. Sipas burimeve të sigurta të Insajderit, autoritetet kanë gjetur dy thika […]

Gërvalla për kërkesën e Limajt për kryeparlamentar: Partia me tre deputetë s’mund të kërkojë pozicionin e dytë më të lartë

Kryetarja e listës “Guxo” dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, kundërshtoi idenë që Fatmir Limaj të zgjidhet kryetar i kuvendit, duke theksuar se një parti me vetëm tre deputetë nuk mund të pretendojë për pozicionin e dytë më të lartë në shtet. Ajo shtoi se diskutimet brenda grupit parlamentar janë bërë në mënyrë të unifikuar […]

As përpjekja e 20-të nuk çon në konstituim të Kuvendit

Ka dështuar për të 20-n herë me radhë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Partitë opozitare dhe kësaj radhe kanë kundërshtuar votimin e fshehtë. Fillimisht, grupet parlamentare refuzuan të propozojnë emrat për formimin e një komisioni për votim të fshehtë. Sikurse dhe në seancat e kaluara, edhe këtë herë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi […]

Policia arrestoi 28 persona gjatë 24-orëve të fundit

Policia e Kosovës ka realizuar 28 arrestime gjatë 24-orëve të fundit në rajone të ndryshme të vendit. Arrestimet janë kryer në raste të ndara dhe lidhen me vepra të ndryshme penale. Sipas policisë, për të gjitha arrestimet është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që 11 persona të dërgohen në mbajtje, ndërsa të […]

Parashikimi i motit për të premten, 23.05.

Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar. Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-53 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 12°C, […]

Ish-polici i regjimit serb në Prizren, Shaqir Lutvija i akuzuar për krime lufte përballet me dëshmitarët, që thanë se e identifikuan në bazë të nishanit

Në gjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte Shaqir Lutvija, të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dëshmitarët Sefer dhe Haxhi Gashi rrëfyen për maltretimet që i kanë përjetuar nga i akuzuari në stacionin policor në Prizren gjatë kohës luftës më 1998-’99. Thanë se e identifikuan në bazë të nishanit që e ka në fytyrë. […]