05-07-2025

Uncategorized

Skandaloze: Portieri i Lirisë grushtoi bashkëlojtarin e vet – klubi drejt rrënimit

Pas ndërrimit të menaxhmentit  (ndonëse jo transparent), pas tërheqjes taktike të Rahman Kiqes (që e rrëzoi skuadrën nga Superliga), erdhi i ashtuquajturi menaxhment i ri, (që sipas asaj që duket), veç i tillë s’është, në krye me Valon Osmanin kryetar,  dhe disa anonim. Rrënimi nisi pak më herët me ndërhyrjet e zyrtarëve aktual komunal të […]

E dhimbshme: Një i mitur rreth 16-vjeçar, viktimë e aksidentit në komunën e Malishevës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në fshatin Llozicë të Malishevës, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me motoçikletë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali ka mësuar se personi që mbeti i vdekur në këtë vetaksident është një i mitur i moshës rreth 16-vjeçare. Sipas informacioneve të para, përveç viktimës, nga […]

Tragjike: Humbin jetën në aksident prindërit e trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi

Kanë humbur jetën në një aksident prindërit e trajnerit të Kombëtares Shpresa, Alban Bushi. Sipas Top Channel, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik, pranë Kouloura Imathias. Fugoni me targa PMX-8942 i drejtuar nga 47-vjeçari grek Marios Simitliotis është përplasur me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare AB 454 GF që drejtohej nga […]

Portieri i Lirisë e grushtoi bashkëlojtarin, dënohet

Një ngjarje e pazakontë ndodhi në fundjavë, në kuadër të ndeshjes Liria – Trepca, në Ligën e Parë. Në këtë përballje, portieri i Lirisë së Prizrenit, Arion Ymeri ka grushtuar bashkëlojtariin e vet dhe ky veprim atij i ka kushtuar. Kjo u bë e ditur në vendimet e Komisionit të Garave të Superligës dhe Ligës […]

Në Prizren përfshihet nga zjarri një fabrikë e peletit

Policia njoftoi për përfshirjen nga zjarri të një fabrike të peletit në Prizren. Referuar njoftimit, zjarri ka shpëthyer në rrethana të panjohura. “Transit i vjetër Prizren  29.10.2024 – 19:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se në rrethana të pa njohur nga zjarri është përfshirë fabrika e peletit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. […]

Aktakuzë ndaj 12 punëtorëve të “Trepçës”, pezullohen nga puna

“Trepça” ka njoftuar se 12 punëtorë janë pezulluar nga puna pasi u është ngritur aktakuzë. “Më 30.10.2024 z.B.S, z.B.I, z.SH.R, z.Z.I, z.Sh.O, z.P.B, z.B.H, z.D.H, z.F.B, z.R.B, z.B.H dhe z.Rr.L, janë larguar përkohësisht nga puna me vendim me nr.prot:6584 të kryeshefit ekzekutiv të “Trepça” Sh.A. pasi është ngritur aktakuza, duke u bazuar në nenin 73 […]

Zyrtari i Raiffeisenit raporton për 600 euro false të deponuara nga klientët

Trendi i parave të falsifikuara siç duket po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, përkundër që janë ndërmarrë masa preventive. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend dhe monedha metalike false 2 euroshe po vazhdon të qarkullojë, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë është denoncuar dje nga një zyrtar i Raiffeisen […]

BE i tregon “dhëmbët” Serbisë, thotë se ka shkelur qartazi obligimet nga dialogu me Kosovën

Bashkimi Evropian ka thënë të mërkurën se Serbia i ka shkelur detyrimet e saj nga dialogu i Brukselit, duke e miratuar një projektligj për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë dhe duke e shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”. Qeveria e Serbisë njoftoi në fillim të javës se e aprovoi projektligjin për siç e […]

Parashikimi i motit për të mërkurën – 30.10.

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull e vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira. Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 6-30 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale […]

Policia kapë kokainë në vlerë rreth 10 mijë euro

Policia e Kosovës sot në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, konkretisht në Graçanicë, ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, të cilën po e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Pas kontrollit të veturës janë gjetur në një qese plastike 110 gramë pluhur i bardhë, në formë të ngurtë, i dyshuar për kokainë, me vlerë të […]