12-01-2026

Uncategorized

E rëndë: Ky është zyrtari policor që vdiq sot në komunikacion

Ismet Isufi është zyrtari policor që vdiq sot papritur në komunikacion, pasi kishte pësuar infarkt. Isufi pas infarktit, ka pësuar aksident rreth orës 06:30, në rrugën “Zagrebi”. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë […]

U dërgua pa shenja jete në QKMF në Suharekë, policia po heton vdekjen e një gruaje në Suharekë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, një grua është dërguar pa shenja jete. Policia ka bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërkaq rasti është duke u hetuar. Në raportin e policisë bëhet e ditur gjithashtu se me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion./KK

E rëndë: Zyrtari policor gjendet i vde*kur në Prishtinë

Një zyrtar policor në Prishtinë ka vdekur sot në Prishtinë, ku dyshohej se ishte aksident. Sipas informacioneve që ka Klankosova, njësitë policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës, që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia […]

Akuzohen se morën peng shqiptarin nga Kosova në Vlorë, merret vendimi ndaj 3 të dyshuarve

Ka përfunduar pas rreth dy orësh seanca gjyqësore për tre personat e arrestuar si të dyshuar për pengmarrje në Vlorë. Gjykata ka vendosur dy masa sigurie “arrest në burg” dhe një masë “arrest në shtëpi”. Sipas vendimit, për shtetasit Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj është caktuar masa arrest në burg, ndërsa për Vilson Agaj është […]

Parashikimi i motit për të hënën, 15.12.

Të hënën parashikohet të mbajë mot me diell, ndërsa nëpër ultësira dhe lugina do të vazhdojë të ketë mjegull, e cila lokalisht mund të mbetet prezente edhe gjatë ditës. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme dhe e lehtë me shpejtësi prej 3-15 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -1°C, ndërsa […]

‘Vreshtarët’ me fitore të madhe ndaj pejanëve

Rahoveci ka befasuar Pejën duke fituar 83-71 në ndeshjen e sontme në Superligën e Kosovës në basketboll. Kentrell Pullian dhe Fisnik Rugova shkëlqyen te rahovecasit me nga 25 pikë. Ndërkaq, Dardan Berisha pati më së shumti te Shqiponjat, gjithsej 22./KK

Rrezik nga mjegulla, Policia bën thirrje për kujdes

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për shoferët që të kenë kujdes në komunikacion si shkak i mjegullës së denduar në disa rajone. “Si pasojë e kushteve atmosferike, në rajonin e Ferizajt, përfshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, është vërejtur prezencë e mjegullës, veçanërisht në zonat me pozitë më të ulët gjeografike […]

Akademia përkujtimore për “Kapuçin”, Ali Ahmeti: Pashtriku u skuq nga gjaku i të rinjve tanë

Me rastin e 27-vjetorit të rënies së 41 dëshmorëve të kombit, bashkë me komandantin e Brigadës 113, Mujë Krasniqi, u mbajt një akademi përkujtimore ku u nderua sakrifica, heroizmi dhe vepra e dëshmorëve që ranë për lirinë dhe bashkimin kombëtar. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi se sakrifica e tyre, edhe pse humbje e madhe, […]

Ballkani ”blindon” vendin e parë në Superligë

Sot janë zhvilluar tre ndeshjet e fundit të javës së 17-të, të Superligës. Ballkani ka fituar derbin ndaj Prishtinës, me rezultat 3-1.   Drita ka barazuar 1-1 me Gjilanin, derisa ndeshja mes Llapit dhe Malishevës përfundoi me rezultat 0-0. Pas 17-të xhirove, Ballkani ”blindon” vendin e parë në tabelë me 32 pikë, katër më shumë […]

Luftimi i korrupsionit, ky është numri i rasteve që APK dërgoi në prokurori

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka dërguar mbi 130 raste në prokurori gjatë vitit 2025. Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, në një intervistë për KosovaPress, bën të ditur se rastet lidhen me pasaktësi, vonesa apo mos deklarim të pasurisë, ndërsa një pjesë rrjedhin nga sinjalizimet për shkelje të tjera ligjore. Siç thotë ai, APK […]