13-01-2026

Uncategorized

Më pak se gjysmë ore deri në mbyllje të vendvotimeve, rritet fluksi në disa vendvotime

Fluksi i votuesve është rritur ndjeshëm në të gjitha qendrat e votimit. Derisa në orët e hershme të mëngjesit pjesëmarrja ishte e ulët, tashmë korridoret e disa shkollave janë mbushur me qytetarë që po presin për të votuar. Sipas rregullores ata do të lejohen derisa ta kryejnë obligimin qytetarë, pavarësisht orës 19:00 kur parashihet mbyllja […]

Mbi gjysmë milionë votues e kanë kryer obligimin kushtetues deri pas orës 16:00

Në Republikën e Kosovës, deri në orën 16:13 minuta e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës 28.39% e qytetarëve. KQZ para pak çasteve ka njoftuar për përditësimin e të dhënave dhe ka bërë të ditur se kanë votuar 559 mijë 638 persona. Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit kanë 1,970,944 persona.

Dyshimet për keqpërdorim të votës në Kroaci, prokurorja Pula: Do të veprojmë aty ky kemi juridiksion

100 prokurorë janë të angazhuar sot në mbrojtje të votës së lirë. Kështu ka deklaruar për Klan Kosova, koordinatorja nacionale Laura Pula. Ajo njoftoi se deri më tani gjashtë persona janë ndaluar, pesë prej tyre në Mitrovicë e një Podujevë. Pula tregoi po ashtu edhe çka cilësohet vepër penale kundër të drejtës së votës, bazuar […]

Voton presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shfrytëzuar të drejtën e saj të votës në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, raporton Gazeta Sinjali. Ajo ka votuar në Fakultetin Teknik në Prishtinë. Presidentja ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.  

“E fotografoi qytetarin tjetër duke votuar” – Arrestohet një votues, sulmoi zyrtarët policorë në Podujevë

Një incident ka ndodhur në një qendër të votimit në Podujevë, ku për pasojë një person ka përfunduar në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali. Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur në SHFMU “Xheladin Rekaliu” në Podujevë, ku një person dyshohet se e ka fotografuar qytetarin tjetër duke votuar, ndërsa më pas njëri prej […]

Pesë persona ndalohen për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve, detaje nga Prokuroria

Prokuroria Themelore në Mitrovicë pas informatave të pranuara nga qytetarët, ka iniciuar dy raste të ndryshme që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit. Në rastin e parë ka ndaluar katër persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: “Cenimi i përcaktimit të […]

Prizren: Pas një ore vonesë, hapet qendra e votimit

Qendrat e votimit në Kosovë janë të hapura që nga ora 07:00 dhe do të vijojnë deri në 19:00. Pas 1 orë e 10 minuta u hapën qendrat e votimit në shtëpinë e kulturës në Prizren. Në orën 07:00 kutia e votimit vijonte që të qëndronte në makinën e parkuar paar shtëpisë së kulturës.

Kryeministri Kurti voton në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Gazeta Sinjali. Ai ka votuar në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Kurti u shoqërua nga bashkëshortja e tij deri në shkollën ku e kishte vendvotimin, mirëpo votoi i vetëm, pasi bashkëshortja e tij nuk ka të drejtë […]

Ditën e zgjedhjeve në Malishevë ndalet rryma, kamera nuk punon

Në qendrën më të madhe të votimit në Malishevë, gjimnazi “Hamdi Berisha” votimi ka filluar me kohë në orën 07:00. Mirëpo, votimi atje ka filluar pa vëzhgimin e kamerave, kjo për arsye se në klasën ku është duke u zhvilluar procesi zgjedhor, nuk ka rrymë, aty ka vetëm drita dhe kamerat ende nuk janë instaluar, […]

Sot lejohet votimi me dokumente identifikimi të Kosovës me afat të skaduar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se ka miratuar vendimin i cili mundëson lejimin e votimit në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës. Gjithashtu lejohet votimi në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së […]