28-02-2025

Uncategorized

Gruaja nga Mamusha e denoncon burrin për dhunë sistematike ndaj saj, thotë se e largoi nga shtëpia

Një rast u raportua sot nga një grua në Mamushë, e cila e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje. Gazeta Sinjali mëson se viktima ka raportuar se burri i saj në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, teksa së fundmi edhe e ka larguar nga shtëpia dhe e ka […]

Qeveria i mbulon me 2 milionë euro protezat e invalidëve të luftës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se sot në mbledhjen e qeverisë të mbajtur në mënyrë elektronike, është aprovuar kërkesa e kësaj ministrie për mbulim të trajtimit mjekësor të personave me status të invalidit të luftës për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes, apo vendosjes së protezave jashtë Institucioneve Shëndetësore publike. Ai u shpreh […]

Arrestohet kosovari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ja për çfarë akuzohet

Policia e shtetit të Shqipërisë ka njoftuar arrestimin e tre kosovarëve në 24 orëshin e fundit. Në pikën kufitare të Morinës u ndalua shtetasi kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Jeton Dervishaj, 38 vjeç. Gjykata në Hungari e ka dënuar atë, me 2 vjet burgim, për kalim të kundërligjshëm emigrantësh, ndërsa Gjykata e Lartë në […]

Hovenier pas kërcënimit të Vuçiqit: NATO-ja është gati dhe e përgatitur

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas kërcënimeve që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka bërë në drejtim të Kosovës. Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për sigurinë e Kosovës dhe se as njerëzit në Kosovë s’duhet të mbesin pa gjumë pasi NATO ka një prezencë të […]

Manastiri i Deçanit regjistron pronësinë e 24 hektarëve tokë

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë konfirmoi se Manastiri i Deçanit ka regjistruar në emër të tij 20 hektarë tokë në Kadastrën qendrore të Kosovës, në Prishtinë. “Në bazë të ekstraktit kadastral mund të konfirmojmë që është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 dhe Manastiri edhe në kadastër […]

Dyshohet se u përfshi në një vjedhje të rëndë, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, i cili dyshohet se u përfshi në një vjedhje të rëndë. Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Ia vodhi 60 euro taksistit, i dyshuari largohet në drejtim të panjohur

Një taksist ka njoftuar policinë se pasi i ka kryer një shërbim taksie një personi të panjohur, i njëjti e ka kanosur dhe ia ka grabitur 60 euro para të gatshme. Policia njofton se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar […]

Nëna raporton vajzën në polici, i rrahu dy vëllëzërit e saj dhe u largua nga shtëpia

Një nënë nga Peja e ka lajmëruar vajzën e saj në polici, pasi që ajo i kishte rrahur dy vëllëzërit e saj të mitur dhe është larguar nga shtëpia. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është në kërkim policor. “Pejë 19.03.2024, 13:20. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se e dyshuara femër kosovare-vajza e […]

Ora pëson ndryshime nga kjo ditë

Më pak se dy javë na ndajnë nga ndryshimi i orës verore. Mes të shtunës 30 dhe të dielës së 31 marsit kthehet ora verore me akrepat e orës që lëvizin një orë përpara. Prej dekadash, vendet e Bashkimit Evropian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe […]

Parashikimi i motit për të mërkurën ( 20.03.)

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Acar në orët e mëngjesit. Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme në vlerat minimale, të cilat do të lëvizin prej – 4 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C. /MK