18-02-2026

Uncategorized

Parashikimi i motit për të premten, 09.01.2026

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit dhe me acar të fortë. Më pas menjëherë pritet shtim i vranësirave, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar bore ose shqote Vonë pasdite, e sidomos në mbrëmje, pritet intensifikim i reshjeve, kryesisht në formë të shiut. Megjithatë, herë pas here […]

A do te jetë minister i arsimit? Flet Ardian Gola

Gjatë ditës së sotme është raportuar se në Qeverinë Kurti 3 si Ministër i Arsimit do të jetë profesori universitar, Ardian Gola. Ai fillimisht e ka mohuar lajmin mirëpo është shprehur i gatshëm që të merr detyrën e Ministrit në rast se i kërkohet. ‘’Janë qarkullime publike, dëshira të njerëzve, nuk ka absolut diçka të […]

Prizren: Ndërpritet ndeshja Bashkimi-Peja, lëndohet basketbollisti pejanë nga hedhja e gjësendeve

Ndërpritet ndeshja Bashkimi-Peja, Dardan Berisha lëndohet pas hedhjes së gjësendeve nga shikuesit Ndeshja çerekfinale e Kupës së Kosovës mes KB Bashkimit dhe Go+Peja, është ndërprerë. Arsyet që çuan deri te ndërprerja janë hedhjet e gjësendeve nga shikuesit në sallë, ku basketbollisti pejan, Dardan Berisha, ka pësuar lëndime dhe është parë i gjakosur. Ndërpritet ndeshja Bashkimi-Peja, Dardan […]

Cilat kompani manipuluan çmimin e rrymës për Kosovën? Raporti i KOSTT-it zbulon emrat!

Çmimi i energjisë elektrike për Kosovën, sipas ekspertëve të KOSTT-it, u manipulua. Këto dyshime u ngritën nga një raport i brendshëm i operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës, i publikuar në “Buletinin Ekonomik”. Sipas këtij raporti, dy kompanitë, “Noa Energy Trade” dhe kompania serbe “Elektroprivreda Srbije”, akuzohen që manipuluan çmimet […]

Fetah Rudi: LDK në Malishevë më futen thikë pas shpine në zgjedhje, unë e bllokova një koalicion parazgjedhor!

Kandidati i LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Fetah Rudi, falënderoi mbi 8 mijë qytetarë për besimin e dhënë, duke e cilësuar mbështetjen e tyre si një përgjegjësi të madhe. Megjithatë, Rudi shprehu zhgënjim që kjo mbështetje nuk mjaftoi për të marrë mandat deputeti, duke theksuar se kandidimi i tij kishte për qëllim parandalimin e […]

39 të arrestuar në aferën e BKS-së, transaksioni më i lartë 68 mijë euro

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, bëri të ditur se janë arrestuar 39 persona në aksionin e sotëm. “Cak i hetimeve ne mesin e hetimeve jane ish-drejtori ekzekutiv i BKS-së dhe ish-drejtori i Departmentit financiar i BKS-së, duke keqpërdorur autorizimet që i janë besuar nga BKS-ja u kanë mundësuar personave të ndryshëm dhe […]

“166 transaksione të dyshimta”, Kryeprokurori Kryeziu jep detaje për aksionin kundër keqpërdorimeve në BKS

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu, ka dhënë detaje rreth aksionit të zhvilluar sot ku janë bastisur pronat e 47 personave. Kryeziu njoftoi se aksionit të sotëm i kanë paraprirë veprime hetimore të shumta që nga marsi 2025. Siç njofton gazetarja e Klan Kosova, Diellza Berisha, ai bëri me dije se cak i hetimeve ishin ish-drejtori […]

Aksioni për keqpërdorimet në BKS, kryeprokurori del në një konferencë shtypi në 14:00

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizre, Petrit Kryeziu, do të mbajë sot konferencë shtypi nga ora 14:00 për aksionin e sotëm për keqpërdorimet në BKS. “Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht kryeprokurori z. Petrit Kryeziu së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot (08 janar 2026) konferencë shtypi, lidhur me aksionin […]

Arrestohet një person, dyshohet se kan*osi policin që ia konfiskoi patentë shoferin muaj më parë

Në Suharekë një person është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur zyrtarin policor. Referuar njoftimit, policinmuaj më parë i kishte konfiskuar patentë shoferin për kundërvajtje. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Suharekë dhe u iniciua si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Ja sa para jep nga janar për çdo lindje Komuna e Rahovecit

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin për rritje të subvencionimit për çdo lindje, në 600 euro. Nga 500 sa ishte më parë, Latifi ka marrë vendim që nga janari i këtij viti të jetë 600 euro. Ndërsa shton se deri në fund të mandatit do të rritet në 750 euro.