06-11-2025

Uncategorized

Kërkohet ndihmë për shërimin e 38 vjeçarit Armend Hodaj ( baba i dy fëmijëve )

Familjarë dhe miq, përmes rrjeteve sociale kanë kërkuar ndihmë për shërimin e Armend Brahim Hodajt (38 vjeç, baba i dy fëmijëve) nga fshati Gjonaj të Hasit. Ai është diagnostikuar me Mixed connective tissue disease ëith severe pulmonary hypertension, të cilit mjekët i kanë rekomanduar vazhdimin e trajtimit jashtë vendit, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Një muaj paraburgim për serbin që tentoi të ikte nga Kosova, i merret dorëzania prej 30 mijë eurosh

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit M.M. për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale Krim i Organizuar lidhur me veprën penale Prodhimi, përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ose mjeteve, pajisjeve dhe materialit për narkotik. Në njoftimin e lëshuar thuhet se të pandehurit M.M […]

Ja pse dështoi ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë

Ka dështuar ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për muajin shtator. Kjo pas skadimit të mandatit edhe të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit, ku pa nënshkrimin e këtij të fundit, nuk mund të bëhet asnjë dalje e parasë publike nga llogaritë e shtetit. Institucionet ishin në pritje të […]

Prizren: Prokuroria Themelore ndalon dy persona për vepra penale

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, ndaloi për 48 orë dy persona të dyshuar në dy raste të ndara, me urdhër të prokurorit. Referuar njoftimit, njëri nga të ndaluarit është arrestuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, ndërsa tjetri është ndaluar për “Mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, […]

Dubois e “tmerroi” grushta, Joshua suspendohet nga boksi

Anthony Joshua është suspenduar nga boksi pas humbjes së tij brutale nga Daniel Dubois javën e kaluar. Boksieri britanik u eliminua në raundin e pestë në Wembley para 96,000 tifozëve nga rivali vendas 27-vjeçar, raporton Daily Mail. Dubois ruajti titullin e tij në peshën e rëndë IBF me fitore mbresëlënëse, duke rrëzuar katër herë kundërshtarin e […]

Prizren: Kështu duket fytyra e përgjakur e H. Mujës, që u rrah në sallën e sporteve

  Një incident ka ndodhur  një ditë më parë në festën e mbajtur për ‘’Ditën e boshnjakëve’’. 20-vjeçari Halid Muja nga fshati Gërnçara, është rrahur nga sigurimi, pasi që  ka dashur që t’iu bashkohej të tjerëve që po luanin në podium. Në një foto të Mujës pas incidentit, të cilën e posedon Indeksonline shihen shenjat e […]

47 aksidente brenda 24-orëve

17 aksidente me të lënduar, dhe 30 me dëme materiale janë regjistruar brenda 24-orëve në vend. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 728 gjoba trafiku, njofton policia./KK

Prizren: Një personi iu gjet municion në veturën e tij

Denoncimi për të shtëna me armë zjarri në fshatin Muradem të Prizrenit aktivizoi Policinë të dielën paradite. Njësitë policore që intervenuan në vendin e ngjarjes arritën ta ndalojnë personin e dyshuar, por ndonëse nuk u konfirmua se shkrepi armën, atij iu gjet municion, raporton Gazeta Sinjali. I dyshuari u arrestua dhe u dërgua në mbajtje […]

Konflikt për pronë në Turjakë të Malishevës, një i dyshuari gjuajt me armë

Së fundmi dyshohet se në fshatin Turjakë në Malishevë, një person përfundoi në prangat të Policisë, raporton Gazeta Sinjali. I dyshuari që u prangos është një 66-vjeçar, i cili u kap me një bashkëfshatar për shkak të një konflikti pronësor dhe më pas gjuajti me armë. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i […]

Njohja e viteve të 90-ta, SBAShK sot dorëzon peticionin

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës sot do të dorëzojë në Kuvend nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës qytetare për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale. Në njoftimin e SBAShK-ut thuhet se në lidhje me këtë nismë, janë mbledhur mbi 20 mijë nënshkrime. “Ju informojmë se […]