26-11-2025

Uncategorized

Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një 59-vjeçar italian pasi ka qëlluar dhe plagosur me armë zjarri një 24-vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të Teatrit Govi. Dyshohet se ata në fillim janë konfliktuar me fjalë, e më pas sherri ka agravuar duke qëlluar ndaj shqiptarit tre herë me armë. 59-vjeçari, i akuzuar […]

Shqipëria hap kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në BE

Shqipëria hap kapitujt e parë në procesin e negociatave të anëtarësimit me çfarë nis zyrtarisht rrugëtimi i shtetit drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE). Në konferencën ndërqeveritare që do të mbahet në Luksemburg, do të hapet grup-kapitulli i parë që ka të bëjë me sundimin e ligjit. Shqipërinë në këtë konferencë do ta […]

Arrestohet një person në Banjskë, policia i gjeti armë e xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Banjskë të Zveçanit është arrestuar një person. Po ashtu mësohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe. ‘’Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për […]

“Dejona a je zgjuar”, “Mirë është…e procedova”: Nagip Krasniqi e merrte lejen e Mihalit edhe për komunikatat e KEK-ut

Dejona Mihali me pozitë koordinatore e komiteteve në Vetëvendosje, pa asnjë pozitë shtetërore u zbulua se ka jo pak pushtet në ndërmarrje publike. Një tjetër mesazh i publikuar tashmë dëshmon koordinimin deri në detaje. Në një prej bisedave, Nagip Krasniqi, ish-kryeshef i KEK-ut i shkruan me mëngjes Mihalit, ku e pyet nëse është zgjuar, teksa […]

Parashikimi i motit për të martën 15.10.

Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull apo vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira. Era do fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 5-20 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në […]

Xhandarmëria serbe afrohet në kufirin e Merdares me Land Rover, reagon Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se gjatë ditës se sot rreth orës 18:20 është vërejtur xhandarmëria serbe në kufirin e Merdares me një Land Rover. Policia ka bërë të ditur se sipas informacioneve nga kompetentët aty shiheshin 4 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të cilët kanë qëndruar rreth 10  minuta tek hyrja e […]

Fenomeni i vetlëndimeve të nxënseve në TikTok, MASHT me shkresë komunave

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në krye me Arbërie Nagavcin, u ka shkruar komunave shkresë në lidhje me vetëlëndimet e nxënësve në TikTok. MASHTI ka njoftuar se  është hartuar Politika për Mbrojtjen e Fëmijës në Arsimin Parauniversitar, e cila ka për qëllim krijimin e një mjedisi të sigurtë për të gjithë fëmijët dhe […]

Kombëtarja e Shqipërisë fiton si mysafire ndaj Gjeorgjisë, rriten shanset për vendin e parë

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Gjeorgjisë në udhëtim. Përballja që ishte në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kombeve të grupit B1, u zhvillua në Tbilisi. Takimi i parë mes këtyre dy kombëtareve në Air Albania para një muaji përfundoi me fitoren mysafirëve, teksa sot kuqezinjtë morën hak për […]

Një person humb jetën pas lëndimeve që i mori nga makina bujqësore

Ato shpesh herë ndodhin si pasojë e kushteve të këqija që ofrojnë kompanitë, por me raste janë edhe aksidentale, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë i rëndë ka ndodhur në fshatin Bellopojë të Istogut, ku një person ka humbur jetën pas lëndimeve të rënda të pësuara teksa ishte duke punuar tokën. Gazeta Sinjali mëson se […]

Alarm për bombë afër ambasasave të Kosovës dhe Serbisë në Tiranë

Alarm për bombë në një prej zonave të rëndësishme të Tiranës, ku ndodhen disa prej institucioneve më të larta të vendit, si dhe disa ambasada të huaja. Voxnews.al mëson se Antiterrori dhe forcat e Operacionales kanë kryer evakuime si dhe kanë rrethuar zonën. Është e paqartë se kush e ka raportuar bombën në këtë zonë […]