12-01-2026

Uncategorized

Parashikimi i motit për të premten, 05.12.

Të premten pritet të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë më të intensifikuara. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-30 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 10°C./MK

Dyshohet se vr*au gruan e tij ditë më parë, gjendet i pla*go:sur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali

Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar i cili vrau gruan e tij, Sadjide Muslija në Ankona të Italisë, është gjetur i plagosur rëndë, dhe sipas autoriteteve dyshohet për një tentativë vetëvrasje. Mësohet se Muslija kishte tentuar të vetëvritej, por u gjet rreth orës 16:30 nga një gjuetar, i cili i ofroi ndihmë dhe dha alarmin. Zyra e […]

Serbia arreston në Merdare shtetasin shqiptar, pretendon se ia gjetën flamurin e UÇK-së

Policia e Serbisë njofton ka arrestuar një shtetas shqiptar, L.D. (1992), nën dyshimin se i ka gjetur në veturë një flamur me simbole të UÇK-së. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare të Merdares, ku policia ka kontrolluar një furgon të tipit Mercedes, i cili drejtohej nga i shtetasi […]

Për rrugën Tetovë-Prizren janë ndarë 2 milionë euro

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli në Click Plus në TV21, bëri të ditur se për rrugën Tetovë – Prizren janë ndarë 2 milionë euro. Zekolli theksoi se kjo rrugë është me rëndësi të madhe nga aspekti ekonomik por edhe në aspektin e turizmit. “Rruga Tetovë – Prizren është shumë i rëndësishëm nga aspekti ekonomik. Kemi […]

Humbi tre penallti, Baseli vendos nëse Xherdan Shaqiri do të vazhdojë t’i gjuajë penalltitë

Trajneri i FC Basel, Ludovic Magnin, ka dashur të shuajë çdo dilemë sa i përket debatit që është krijuar së fundi rreth ekzekutuesit të penalltive te skuadra zvicerane. Pas barazimit pa gola kundër St. Gallen, ku Xherdan Shaqiri humbi penalltinë e tretë të sezonit, trajneri kishte paralajmëruar se do të analizohej hierarkia e gjuajtësve brenda […]

Këto skuadra kaluan në fazën e 1/8 të Kupës së Kosovës

Sot Liria mundi Suharekën me rezultat 2-1, raporton Gazeta e Prizrenit. Prizrenasit kaluan  në Kupën e Kosovës, pas vazhdimeve. Rilindja 1974 humbi 1:0 kundër Ballkanit, që po ashtu kaloi. Pos tyre skuadrat tjera që kanë kaluar në fazën e 1/8 të Kupës së Kosovës Malisheva Vëllaznimi Prishtina Drita Dukagjini Drenica Prishtina e Re Gjilani Llapi […]

MPJD reagon pas caktimit të masës së paraburgimit për Avni Qenaj: I është ushtruar presion psikologjik

Javën e kaluar, Avni Qenaj, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u ndalua nga policia serbe gjatë kalimit të pikëkalimit kufitar në Merdarë. Të njëtit vetëm disa ditë pas iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, gjë që ngjalli reagime. Ministria e Punëve të Jashtme, ka reaguar pas caktimit të masës së paraburgimit prej […]

U dënua me 4 vite burgim për tri vepra penale, ekstradohet një prizrenas nga Hungaria

Është ekstraduar nga Hungaria 49 vjeçari, S.T., i dënuar me rreth 4 vjet burgim për kultivim dhe shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në faqen zyrtare të saj në Facebook. “Më datë 04.12.2025 është realizuar me sukses ekstradimi nga Hungaria në Kosovë i të dënuarit […]

Policia publikon fotografinë e një të dyshuari për vjedhje, kërkon ndihmë për identifikimin e tij

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi që dyshohet se është i përfshirë në “Vjedhje”. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e tij. “Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit […]

Miljkoviqi dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policis

Me dy vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë është dënuar Lubisha Miljkoviq, i akuzuar për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan më 29 maj të vitit 2023. Ai paraprakisht ka arritur  marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale për veprën penale “sulm” dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen vepra […]