26-12-2025

Uncategorized

Mbi 50 aksidente për një ditë dhe rreth 1.800 gjoba trafiku

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 1 mijë e 764 gjoba trafiku. Sipas policisë, janë regjistruar edhe 54 aksidente, 21 me të lënduar e 33 të tjerë me dëme materiale. Po në të njëjtën vazhdë kohore janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa në mbajtje janë dërguar katër.

Sot, dy ndeshje të forta në Superligë, vëmendja në Suharekë

Dy ndeshje interesante pritet të zhvillohen sot në javën e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll. Në Suharekë, Drita do të jetë mysafir i Suharekës me fillim nga ora 13:00. Gjilanasit aktualisht gjenden në pozitën e tretë me 18 pikë, një më pak se Ballkani e Malisheva, që kanë nga dy ndeshje më shumë […]

Prizreni ndër vite

Parashikimi i motit për të dielën

Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite pritet të ketë edhe intervale me diell. Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë të dobët shiu. Era do fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 14-36 km/h. Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do […]

Stresi i jep 20 mijë euro dorëzani, Prokuroria e Pejës jep detaje

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, është liruar nga paraburgimi pasi pagoi dorëzaninë me vlerë 20 mijë euro. Kështu ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi. “Personi i dyshuar me inicialet A.L., është paraqitur dje në stacionin policor, dhe pas intevistimit me urdhër të Prokurorit […]

Rikthehet procedura e lehtësuar në pikëkalimin Morinë për fundjavat dhe ditët e festave

Në pikën e përbashkët kufitare të Morinës është rikthyer procedura e thjeshtëzuar për kalimin e kufirit pa kontrolle për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës. Procedura është e vlefshme vetëm për fundjavat dhe ditët e festave, të paktën deri në datën 1 mars të vitit të ardhshëm. Burime në policinë kufitare pohojnë se kjo procedurë e thjeshtëzuar sipas protokollit […]

Përplasi për vdekje këmbësorin në aksin Milot-Morinë, arrestohet 24 vjeçari nga Kosova

Policia ka vënë në pranga një 24 vjeçar nga Kosova pasi ka përplasur për vdekje me makinë një këmbësor në aksin rrugor Milot-Morinë. “Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot-Morinë, bënë arrestimin e shtetasin J. S., 24 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ky shtetas, pasditen […]

Arrestohen dy persona, në veturë iu gjet mbi 9 kilogramë marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, ku në koordinim me agjenci të tjera të sigurisë kanë ndaluar një veturë për kontroll, në të cilën janë gjetur rreth 9 kilogramë lëndë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë. Po ashtu, policia bëri të ditur se gjatë kontrollit të dy personave që ishin në veturë, janë gjetur […]

Arrestohet një kosovar në Jarinje, dyshohet se prezantoi dokumente serbe false

Një kosovar është arrestuar dje në pikën kufitare në Jarinje, sipas policisë pasi ai ka prezantuar dokumente të lëshuara nga Serbia të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara. “Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia. Rasti është cilësuar “Falsifikim i dokumenteve”./KK

AKK-ja paralajmëron mungesë të pagave për punonjësit e disa komunave

Në fillim të tetorit, Komuna e Vitisë u përball me vonesë të pagave për disa punonjës të sektorit publik. Ministria e Financave kishte bërë të ditur se Komuna nuk ka siguruar buxhet të nevojshëm, shkruan IndeksOnline. “Me qëllim që të mundësohet ekzekutimi i pagave për të gjithë punonjësit e komunës, Thesari i ka dërguar në […]