12-01-2026

Uncategorized

Ekzekutohen pagat e sektorit publik

Pagat për zyrtarët publikë janë ekzekutuar tashmë, konfirmojnë punonjës të sektorit publik në Kosovë. Nga Ministria e Financave ende nuk kanë dalë me ndonjë sqarim se si u bë ekzekutimi i pagave sot, kur dihet se ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Thesarit tashmë i ka përfunduar mandati. Sipas Ligjit, pagat do të duhej të […]

Vitia: Gjysma e rasteve me kancer të gjirit po diagnostifikohen në stadet e hershme

Ministria e Shëndetësisë, me rastin e muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, ka lansuar fushatën ndërgjegjësuese me moton “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se kontrollet e shpeshta në rast të ndryshimeve dhe mamografia janë shumë të rëndësishme për parandalimin dhe shërimin e kësaj sëmundjeje. Ai […]

SBASHK: Ministri Murati të gjejë zgjidhje për pagat, nëse s’iu dalin sot do të shqyrtojmë veprime sindikale

SBASHK përmes një komunikate për media i ka bërë thirrje ministrit të Financave, Hekuran Murati, që të gjejë një zgjidhje ligjore në mënyrë që të ekzekutohen pagat për mësimdhënësit sot. Në komunikatë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka thënë se mosekzekutimi i pagave do të paraqes probleme për arsimtarët. “Kujtojmë ministrin Murati se mos ekzekutimi […]

27 vjet nga protesta studentore kundër regjimit serb në Prishtinë

Sot bëhen 27 vjet nga protesta më e madhe studentore në Kosovë, e mbajtur më 1 tetor të vitit 1997, nën organizimin e Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPSUP). Protestës së atëhershme i prin anëtarët e kryesisë së UPSUP-së, në mesin e të cilëve ishte edhe kryeministri i tanishëm Albin Kurti, […]

Paralajmërimi i ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë, alarmon qytetarët

Paralajmërimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të faturave të energjisë, ka alarmuar qytetarët. Disa të intervistuar nga Ekonomia Online thonë se është e papranueshme shtrenjtimi i energjisë elektrike. Halil Kuliqi ka thënë se duhet të mbajnë grevë nëse vendoset për reduktime të energjisë elektrikë. “Energjia elektrike nuk bënë të ndalet fare sepse […]

Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë

Një i mitur u arrestua dje nga policia. Ai dyshohet se në Kijevë të Malishevës, kishte depërtuar me forcë brenda një shtëpie dhe kishte vjedhur një pushkë, për të cilin pronari i saj kishte leje. Rasti në polici u denoncu nga nipi i viktimës. “Pas veprimeve hetimore të kryera nga Sektori i Hetimeve, është arritur […]

Parashikimi i motit për të martën – 01.10.

Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell. Në orët e hershme të mëngjesit mund të krijohen kushte për brymë dhe mjegull në zona të caktuara. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-29 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në […]

Kërkohet ndihmë për shërimin e 38 vjeçarit Armend Hodaj ( baba i dy fëmijëve )

Familjarë dhe miq, përmes rrjeteve sociale kanë kërkuar ndihmë për shërimin e Armend Brahim Hodajt (38 vjeç, baba i dy fëmijëve) nga fshati Gjonaj të Hasit. Ai është diagnostikuar me Mixed connective tissue disease ëith severe pulmonary hypertension, të cilit mjekët i kanë rekomanduar vazhdimin e trajtimit jashtë vendit, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Një muaj paraburgim për serbin që tentoi të ikte nga Kosova, i merret dorëzania prej 30 mijë eurosh

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit M.M. për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale Krim i Organizuar lidhur me veprën penale Prodhimi, përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ose mjeteve, pajisjeve dhe materialit për narkotik. Në njoftimin e lëshuar thuhet se të pandehurit M.M […]

Ja pse dështoi ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë

Ka dështuar ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për muajin shtator. Kjo pas skadimit të mandatit edhe të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit, ku pa nënshkrimin e këtij të fundit, nuk mund të bëhet asnjë dalje e parasë publike nga llogaritë e shtetit. Institucionet ishin në pritje të […]