21-10-2025

Uncategorized

Prizren: Arrestohen tre burra dhe dy femra, dyshohen për keqpërdorim seksual

Në një automjet të cilin e ndaloi Policia, gjendeshin tre meshkuj dhe dy femra nga Kosova, por femrat nuk kishin me vete dokument identifikimi. Prokurori është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarve, të cilët janë dërguar në mbajtje. Viktimat, të cilat dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht, janë dërguar për ekzaminim mjekësor.

Dogana parandalon një tentim kontrabande

Njësitë e doganës, duke u bazuar në profilin e analizës së riskut, kanë selektuar për kontroll detal një dërgese e cila ka rezultuar me gjetjen e mallrave te padeklaruara. Gjatë kontrollit të dërgesës, zyrtarët kanë hasur në mallra të padeklaruara si pjesë për automjete, ambalazhe nga PVC për paketim, çaj për dobësim, mallra me marka […]

Prizren: Vetura godet shtyllën, përfundon jashtë rrugës

Një vetaksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në Prizren. Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës, pasi që kishte goditur një shtyllë elektrike. Në pamjet të cilat i posedon Indeksonline, shihet se vetura e vetaksidentuar ka pësuar dëme të konsiderueshme. Nuk raportohet për të lënduar. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë dhe Policia […]

Deputeti Rexhaj: Nuk bëjmë kurrë koalicion me PDK-në, pikë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj është shprehur shumë i bindur se kjo parti nuk do të bëjë kurrë koalicion me PDK-në. “Ne nuk bëjmë kolaicion me PDK-në dhe pikë. Edhe njëherë po e përsëris Levizja Vetëvendeosje nuk bën koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, as para e as kurrëfar koalicioni. Pikë. Kryeministri Kurti i […]

Reagon Prokuroria: Nuk është rihapur grupi “Albkings”

Prokuroria Themelore në Prishtinë me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik, demanton lajmin i cili është duke qarkulluar në portalet vendore se është hapur përsëri grupi “Albkings”, pra ky lajm iu bëjmë me dije se i njëjti është i bazuar  në grupin e mbyllur së fundmi nga organet e hetuesisë, për çka iu […]

Dodik sërish mohon krimin në Srebrenicë: Nuk u vra askush, ja çfarë deklaron për emrin e qytetit

Lideri serb Milorad Dodik si zakonisht prapë vazhdon me pretendimet që në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocidi që “pretendohet” sipas tij. Dodik tha në një paraqitje në televizionin serb Happy se “më 11 korrik nuk ka pasur asnjë operacion në Srebrenicë, se askush nuk ka vdekur e nuk është vrarë dhe se ‘ata’ e përkujtojnë […]

U shpall fajtor për 34 akuza, reagon Trump

Donald Trumpi ka dalë nga gjykata dhe ka folur me gazetarët. “Ky është turp, është gjykim i kurdisur”, ka thënë Trumpi. “Do të luftoj deri në fund”, ka shtuar ai. Ish-presidenti gjithashtu ka kritikuar procesin, duke thënë se nuk ishte trajtuar fer. “Asgjë nuk ka përfunduar”, ka thënë shkurt ai, duke shmangur pyetjet nga gazetarët.

Donald Trump shpallet fajtor

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është shpallur fajtor për të 34 akuzat ndaj tij. Juria e ka shpallur Trumpin fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur një pagesë të parave të heshtura të bëra për ish-yllin e filmave të rritur, Stormy Daniels, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Ai bëhet ish-presidenti i parë që […]

Parashikimi i motit për të premten ( 31.05.)

Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku priten edhe reshje lokale shiu. Era do fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 13°C, […]

Sot u raportua se është mbyllur, ‘Albkings’ sfidon shtetin – rihapet sërish

Është hapur sërish grupi “Albkings”, i cili po publikon foto intime dhe të dhënat personale të qytetarëve. Megjithëse, gjatë ditës së sotme ishte thënë nga prokurorja e rastit Erza Bajrami – Kastrati se grupi ishte mbyllur përfundimisht, por e njëjta gjë duket se nuk ka ndodhur. Ajo gjatë një konference të enjten potencoi se janë […]