29-10-2025

Uncategorized

Dy policë i neutralizojnë shpejt dy persona, momenti kur i kapin në motoçikletë (Pamje)

Një intervenim tejet profesional i Policisë së Kosovës është parë para pak minutash në parkingun që ndodhet prapa bustit të “Zahir Pajazitit” në Prishtinë. Dy policë kanë arritur të neutralizojnë në kohë rekorde dy persona që tentuan të iknin me motoçikletë Policët fillimisht ndalojnë me këmbë motoçikletën dhe brenda pak sekondave i shtrijnë dy personat […]

Armend Zemaj-Vetëvendosjes në Kuvend: Pronto, pronto, tap darka

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj gjatë seancës së Kuvendit, kritikoi deputetët e Vetëvendosjes, duke u kujtuar deklaratat që kishin bërë gjatë kohës sa ishin në opozitë, por edhe tash në pushtet. Kjo pas darkës së të hënës mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi. “Pronto, pronto, tap darka”, u dëgjua t’i […]

Nuk miratohet në kuvend marrëveshja me Danimarkën, për të burgosurit

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca plenare, ku në rend të ditës janë 39 pika. Vëmendja e rendit të ditës është bartur kryesisht te marrëveshjet ndërkombëtare, raporton Indeksonline. Në mesin e rendit të ditës ishte edhe votimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për shfrytëzimin e […]

Prizren: Policia njoftohet për një rast dhune në familje, gjen arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarit

Policia në Prizren, dje ka pranuar një informacion se në fshatin Zojz, është një rast i dhunës në familje. Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin Xh.A. (viti i lindjes 1973), i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare, ai e ka rrëzuar tavolinën e bukës dha ka […]

25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më 17 qershor 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë  viteve 1981-1999. Ukshin Hoti ka qenë edhe […]

Instalohen kamera përgjatë kufirit Shqipëri – Kosovë për të frenuar emigrantët e bandat kriminale

Shqipëria ka instaluar një rrjet “të sofistikuar” kamerash përgjatë kufirit të saj me Kosovën, të ofruara nga qeveria britanike, në një përpjekje për të frenuar numrin e emigrantëve që shkojnë drejt Mbretërisë se Bashkuar dhe për të gjurmuar aktivitetin kriminal në rajon. Njoftimi u bë të mërkurën nga autoritetet britanike. Sipas autoriteteve britanike dhe mediave […]

Ylli apo Trepça, sot përballja e tretë finale

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen të enjten në Mitrovicë në finalen e tretë të “Play-off”-it. Këto dy skuadra janë ndeshur shtatë herë deri më tani, ku mitrovicasit kanë katër fitore, kurse therandasit tri. Në Prince Caffe Superligë, në garat e rregullta, të dy skuadrat kanë nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës, kurse ‘Xehetarët’ […]

Momenti i vetëdorëzimit të autorit A. Mërnica, që vrau policin në Fier

Momenti i vetëdorëzimit të autori i vrasjes së policit 28-vjeçar të “Shqiponjave”, Novruz Cenaliaj. Nga pamjet e siguruara nga ABC News shihet se Mërnica hipën në një automjet të policisë për t’u drejtuar në Drejtorinë e Policisë së Fierit. Mërnica fshihej në një banesë në fshatin Dërmenas, ku më pas shkuan forcat RENEA, pas negociatave […]

Nga e enjta arrinë pluhuri Saharian, shiu me baltë, pastaj ngritje e temperaturave

Masat më të ftohta ajrore që kanë përfshirë vendin, nga dita e enjte do të fillojnë të largohen gradualisht nga rajoni ynë, duke u lënë vendin masave të ngrohta. Megjithatë, nuk pritet stabilizim i plotë dhe afatgjatë. Kështu, këto masa më të ngrohta do të vijnë nga Afrika Veriore, duke bartur me vete edhe koncentrime […]

‘Hekri’ kapet në Shqipëri pasi u arratis nga Kosova, po mbahet në qendrën e ndalimit në Kukës

I arratisuri që dyshohet për shtytje vetëvrasje dhe për fajde lidhur me rastin tragjik të 37-vjeçarit, Ekrem Gashi, i njohur si ‘Hekri’ është arrestuar. Ndaj dy të dyshuarve që u arrestuan mbrëmë, Prokurori i Shtetit tashmë ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e tyre, ndërsa edhe i arrestuari i tretë pritet të procedohet, raporton Gazeta Sinjali. […]